“Protesta i ka kallur datën gjer në palcë Ramës dhe lakejve të tij”, Berisha ‘thumbon’ kryeministrin: Ka vendosur një censurë totale

min lexim

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar protestuesit e vendosur demokratë të cilët janë mbledhur për më shumë se 175 ditë poshtë banesës së kryedemokratit, duke kërkuar lirimin e tij nga arresti politik me urdhër të Edi Ramës.

‘Protesta i ka kallur datën gjer në palcë Ramës dhe lakejve të tij. Si kurrë ndonjëherë ai ka vendosur një censurë totale’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar poshtë banesës së tij në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe mirënjohjen më të pakufishme për protestën, qëndresën tuaj qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur për një kauzë të drejtë, kauzën e lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që kanë shndërruar këtë platformë në platformën e mendimit të lirë, fjalës së lirë.Protesta dhe fjala juaj kanë tmerruar, i kanë kallur datën gjer në palcë Edi Ramës dhe lakejve të tij.

Si kurrë ndonjëherë, mbi ju është vendosur një censurë totale nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama sepse këtu thuhen të vërtetat më të hidhura.

Këtu damkoset narkoshteti.

Këtu mbrohet interesi kombëtar dhe interesat e çdo qytetari shqiptar që jeton me mundin, djersën e tij dhe që e do këtë vend një vend të lirë.

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Sot nga thellësitë e shpirtit dhe zemrës të çdo shqiptari që e do Shqipërinë, të çdo qytetari që do lirinë, vjen një thirrje për secilin prej jush, të bashkohemi në mosbindje civile dhe protestë për të çelur për Shqipërinë dhe shqiptarët dyert e mbyllura të shpresës.

Dyert e mbyllura të begatimit.

Dyert e mbyllura të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Sot, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në sakrifica dhe të mos lejojë që vendi i tij të tretet, të shkretohet, të pakësohet dhe varfërohet çdo ditë e më shumë.

Story i mëparshëm

Ish deputeti, Samka Ibraimovski mohon se ka kërcënuar gjykatësin kushtetues!

Story i radhës

Qytetarët ndihen të rrezikuar nga pusetat e hapura, komuna iu bën thirrje mos t’i heqin ato

Të fundit nga