Protesta e PL, Meta: Erdhëm te vendi i krimit, inceneratori nuk ekziston

min lexim

Ilir Meta e nisi fjalën e tij, duke thënë se i mblodhi qytetarët në “vendin e krimit”, siç e quajti ai inceneratorin e Tiranës. Meta tha se ky incenerator nuk ekziston, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë.

“Jemi në një skenë krimi dhe vijmë këtu sepse u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Ndaj, jemi këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë se nuk ka incenerator. Gjithçka është mashtrim e provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile.

Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi në mënyrë që drejtësia dhe SPAK ta heqin atë shami që u ka vënë Rama dhe Veliaj te sytë. Të bëjnë detyrën dhe të çojnë pas hekurave hajdutët e Rilindjes.

Mjaft më me drejtësi me regji! Në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon lutës kundër korrupsionit, si rezultat i ‘Ramaformës”, deklaroi Meta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokuroria në Hagë kërkon 35 vite burg për Salih Mustafën

Story i radhës

Zhbllokohet sfida në Çeki

Të fundit nga