protesta e opozites meta reagon nga paraburgimi qytetaret zemerluane dite e jashtezakonshme per shqiptaret 6769cf3b54c78

Protesta e opozitës, Meta reagon nga paraburgimi: Qytetarët zemërluanë, ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët

December 23, 2024
1 minut lexim

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej disa javësh, e konsideroi si një ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët, protestën e thirrur nga opozita në kuadër të “mosbindjes civile”.

“Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

“Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën.

Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!

Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, shkruan Meta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

bexheti mali sharr nje thesar per turizmin dhe zhvillimin e qendrueshem 6769ca4f39c86
Story i mëparshëm

Bexheti: Mali Sharr, një thesar për turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

besoj qe ekzistojne deshmi te fuqishme per sheholli tregon cilat parti vijne pas mos certifikimit te listes serbe 6769d891139c8
Story i radhës

“Besoj që ekzistojnë dëshmi të fuqishme për…”, Sheholli tregon cilat parti vijnë pas mos certifikimit të Listës Serbe

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë