Protesta e opozitës, Këlliçi takim me kryesinë e Degës 11: Do të jemi kudo për të sensibilizuar dhe mobilizuar çdo shqiptar

December 16, 2024
1 minut lexim

Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me kryesinë e Degës 11 të Tiranës, ku ka diskutuar detajet e fundit për organizimin e protestës së 23 dhjetorit. Gjatë këtij takimi, Këlliçi ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të qytetarëve për të siguruar pjesëmarrje masive në këtë protestë, e cila, sipas tij, do të jetë një moment vendimtar për të kërkuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme për Shqipërinë.

“Laprakën këtë herë do ta kemi në ballë të aksionit,” ka theksuar Këlliçi, duke shtuar se është koha që çdo shqiptar të bashkohet dhe të kërkojë një ndryshim në sistemin politik të vendit.

Këlliçi ka theksuar se mobilizimi për këtë protestë është në kulm dhe do të përfshijë çdo cep të Shqipërisë, për të sensibilizuar qytetarët dhe për të siguruar që protesta të jetë sa më e fuqishme. “Këtë javë do të jemi kudo, në çdo cep të vendit, për të sensibilizuar dhe mobilizuar çdo shqiptar,” tha ai.

Ai ka bërë thirrje për një veprim të menjëhershëm, duke theksuar se “koha nuk pret më,” dhe ka bërë apel për pjesëmarrje masive në protestë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova nënshkroi kontratën për themelet e fabrikës së municioneve, ish- ushtaraku tregon rëndësinë/ Ja cili duhet të jetë hapi i radhës

Story i radhës

Mickoski: Procesi i një lufte të fortë dhe të fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit ka filluar

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë