Ish kryeministri Sali Berisha i ka ftuar qytetarët në protestën e datës 7 korrik.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qëllimi për këtë protestë është ngritja e shqiptarëve në këmbë kundër këtij regjimi.
“Qëllimi i protestës është që të ngrihen shqiptarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor, kundër kësaj qeveria që është kundër shqiptareve. T’i ngre shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve.
Protestat duhet të jenë të atilla që nuk do të ndalen deri në realizimin e qëllimit. Kush do të jetë kjo protestë,do të prcaktojë vetë protesta. Kjo lëvizje është një front për shpëtimin e Shqipërisë. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”, tha Berisha.