protesta e 33 te per largimin e rames qytetaret marshojne drejt komisariati nr 3 ku mbahen protestuesit e arrestuar lironi cunat 6a46dd5170f27

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët marshojnë drejt Komisariati Nr.3 ku mbahen protestuesit e arrestuar: Lironi çunat!

July 2, 2026
1 minut lexim

Protestuesit e tubimit të 33-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, kanë nisur marshimi drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protestës së sotme para Parlamentit.

Gjatë marshimit, turma ka thirrur “Lironi çunat!”,  duke iu referur qytetarëve të arrestuar pas përplasjes me policinë.

Kujtojmë se protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes qytetarëve protestues dhe policisë. Godina ishte e rrethuar me kordonë policie kur protestuesit rreth orës 10:00 u afruan me thirrjet e zakonshme të protestës maratonë për dorëheqjen e kryeministrit.

Ata u përpoqën që të bllokonin qarkullimin e deputetëve, duke hedhur vezë në drejtim të tyre dhe drejt makinave të policisë. Në vijim, protestuesit tentuan të hynin në oborrin e parlamentit dhe në drejtime të tjera, pa mundur të çajnë kordonin e policisë.

Nga ana tjetër, deputetët të bllokuar nga qytetarët, zgjodhën rrugë të tjera për t’u futur në sallë, por edhe për të dalë, për të mos u përballur me ta.

Pikërisht rreth orës 12:50, kur seanca mbaroi, policia veproi ndaj protestuesve duke hedhur spraj piperi, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Siç është raportuar edhe më herët, dhe siç është dëshmuar edhe nga pamjet filmike, forca të shumta policore ndoqën protestuesit duke i rrethuar dhe prangosur ata, dhe në disa raste, duke i goditur me shkopinj gome.

Policia ka shoqëruar në komisariat 19 persona. Sipas raportimeve, 4 persona në Komisariatin Nr. 1, 4 persona në Komisariatin Nr. 4 dhe 11 persona në Komisariatin Nr. 3, të cilët priten të dalin ditën e nesërme para gjykatës për masat e sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

neser diplomohen kadetet e fsk se nje hap i ri ne fuqizimin e mbrojtjes se kosoves 6a46dcd2a11fd
Lajmi i mëparshëm

Nesër diplomohen kadetët e FSK-së, një hap i ri në fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës

gjermania prezanton paketen e reformave ulje taksash dhe ndryshime ne pensione e tregun e punes 6a46ddb4caf90
Lajmi i radhës

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Të fundit nga

Ali Ahmeti nga Shuto Orizarja: BDI mbetet e fortë

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti. “Ky

Fokus: VLEN fitues i rikonstruimit të Qeverisë

Partia politike VLEN del si një nga përfituesit kryesorë të rikonstruimit të Qeverisë, shkruan javorja “Fokus” në analizën e saj të fundit për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Sipas “Fokus”-it, VLEN në këto

Chiara Ferragni lë pas krizën?

Kompanitë e Chiara Ferragni kanë shënuar shenja të qarta rimëkëmbjeje financiare gjatë vitit 2025, pas krizës së shkaktuar nga skandali “Pandoro-Gate”, i cili ndikoi ndjeshëm në aktivitetin e saj biznesor. Sipas bilanceve
ShkoLartë