gjermania prezanton paketen e reformave ulje taksash dhe ndryshime ne pensione e tregun e punes 6a46ddb4caf90

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

July 2, 2026
1 minut lexim

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin e taksave, tregun e punës, pensionet dhe administratën publike, me synimin për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të ulur burokracinë.

Kancelari Friedrich Merz deklaroi se objektivi kryesor i reformave është ulja e barrës fiskale dhe thjeshtimi i procedurave administrative. Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj do të jenë familjet me dy fëmijë, të cilat pritet të kursejnë mbi 600 euro në vit falë lehtësimeve tatimore.

Sipas qeverisë, këto lehtësime do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 10 miliardë euro më pak të ardhura nga tatimet. Për të kompensuar këtë mungesë, është parashikuar rritja e taksave për shtresat me të ardhura më të larta, deri në 47 për qind.

Reformat prekin edhe tregun e punës. Kontratat e përkohshme do të mund të zgjasin deri në gjashtë vjet, ndërsa ministrja e Punës, Barbel Bas, bëri të ditur se punonjësit do të duhet të paraqesin vërtetim mjekësor që nga dita e parë e mungesës në punë, duke i dhënë fund praktikës së marrjes së lejes mjekësore vetëm përmes një telefonate.

Paketa parashikon gjithashtu rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç, si dhe masa për reduktimin e burokracisë shtetërore.

Qeveria gjermane synon që përmes këtyre reformave të forcojë ekonominë e vendit dhe, njëkohësisht, të frenojë rritjen e mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë, AfD.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

protesta e 33 te per largimin e rames qytetaret marshojne drejt komisariati nr 3 ku mbahen protestuesit e arrestuar lironi cunat 6a46dd5170f27
Lajmi i mëparshëm

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët marshojnë drejt Komisariati Nr.3 ku mbahen protestuesit e arrestuar: Lironi çunat!

chiara ferragni le pas krizen 6a46de7b53ad4
Lajmi i radhës

Chiara Ferragni lë pas krizën?

Të fundit nga

Ali Ahmeti nga Shuto Orizarja: BDI mbetet e fortë

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti. “Ky

Fokus: VLEN fitues i rikonstruimit të Qeverisë

Partia politike VLEN del si një nga përfituesit kryesorë të rikonstruimit të Qeverisë, shkruan javorja “Fokus” në analizën e saj të fundit për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Sipas “Fokus”-it, VLEN në këto

Chiara Ferragni lë pas krizën?

Kompanitë e Chiara Ferragni kanë shënuar shenja të qarta rimëkëmbjeje financiare gjatë vitit 2025, pas krizës së shkaktuar nga skandali “Pandoro-Gate”, i cili ndikoi ndjeshëm në aktivitetin e saj biznesor. Sipas bilanceve
ShkoLartë