chiara ferragni le pas krizen 6a46de7b53ad4

Chiara Ferragni lë pas krizën?

July 2, 2026
1 minut lexim

Kompanitë e Chiara Ferragni kanë shënuar shenja të qarta rimëkëmbjeje financiare gjatë vitit 2025, pas krizës së shkaktuar nga skandali “Pandoro-Gate”, i cili ndikoi ndjeshëm në aktivitetin e saj biznesor.

Sipas bilanceve të miratuara, Fenice Srl dhe TBS Crew Srl, dy kompanitë e kontrolluara nga Ferragni përmes Sisterhood Srl, kanë përmirësuar ndjeshëm rezultatet falë riorganizimit të biznesit, uljes së kostove dhe rikthimit gradual të kontratave të sponsorizimit.

Fenice Srl e mbylli vitin 2025 me 2.7 milionë euro të ardhura, 25% më shumë se një vit më parë, ndërsa humbjet ranë nga 3.4 milionë euro në vetëm 65 mijë euro.

Edhe TBS Crew Srl regjistroi rritje, duke arritur 1.4 milionë euro të ardhura, ose 40% më shumë krahasuar me vitin 2024. Humbjet e kompanisë u reduktuan ndjeshëm, nga 2.3 milionë euro në rreth 800 mijë euro.

Rimëkëmbja vjen pas një periudhe të vështirë për sipërmarrësen dhe influencuesen italiane. Në mars 2025, Ferragni investoi 6.4 milionë euro për të rritur kapitalin e kompanisë Fenice Srl, duke siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve të saj.

Një tjetër moment kyç ishte 14 janari 2026, kur ajo u shpall e pafajshme ndaj akuzës për mashtrim të rënduar në çështjen “Pandoro-Gate”. Pas vendimit, Ferragni nisi të rikthejë bashkëpunimet me marka të njohura, mes tyre Guess dhe Calzedonia, duke forcuar pritshmëritë për një rikthim të plotë në treg.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania prezanton paketen e reformave ulje taksash dhe ndryshime ne pensione e tregun e punes 6a46ddb4caf90
Lajmi i mëparshëm

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

fokus vlen fitues i rikonstruimit te qeverise 6a46e1202777e
Lajmi i radhës

Fokus: VLEN fitues i rikonstruimit të Qeverisë

Të fundit nga

Ali Ahmeti nga Shuto Orizarja: BDI mbetet e fortë

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti. “Ky

Fokus: VLEN fitues i rikonstruimit të Qeverisë

Partia politike VLEN del si një nga përfituesit kryesorë të rikonstruimit të Qeverisë, shkruan javorja “Fokus” në analizën e saj të fundit për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Sipas “Fokus”-it, VLEN në këto
ShkoLartë