neser diplomohen kadetet e fsk se nje hap i ri ne fuqizimin e mbrojtjes se kosoves 6a46dcd2a11fd

Nesër diplomohen kadetët e FSK-së, një hap i ri në fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës

July 2, 2026
1 minut lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë nesër ceremoninë solemne të diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2026.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, si dhe mysafirë vendorë e ndërkombëtarë.

Diplomimi shënon përfundimin me sukses të programit të përgatitjes profesionale dhe ushtarake të kadetëve, të cilët do t’i bashkohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në përmbushjen e misionit të saj dhe në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Ceremonia do të zhvillohet me nderime ushtarake dhe përfshin parakalimin ceremonial të kadetëve, si dhe fjalime nga drejtuesit institucionalë, të cilët pritet të vlerësojnë angazhimin dhe përkushtimin e gjeneratës së re të oficerëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u premtua dy dekada memishi po realizojme premtimin per stadiumin ne gllogje pershefce 6a46c65107145
Lajmi i mëparshëm

“U premtua dy dekada”, Memishi: Po realizojmë premtimin për stadiumin në Gllogjë–Përshefcë

protesta e 33 te per largimin e rames qytetaret marshojne drejt komisariati nr 3 ku mbahen protestuesit e arrestuar lironi cunat 6a46dd5170f27
Lajmi i radhës

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët marshojnë drejt Komisariati Nr.3 ku mbahen protestuesit e arrestuar: Lironi çunat!

Të fundit nga

ShkoLartë