Ish-kryeministri Berisha është shprehur se protesta e opozitës më 6 dhjetor, ditën kur në Shqipëri, mblidhet Samiti i BE, do jetë madhështore.
Sa i përket skenarit të protestës nëse policia s’i lejon të afrohen tek godina e Kryeministrisë Berisha u përgjigj se: “Ne bulevardin nuk e lëshojmë.”
Berisha: Opozita shqiptare do ta hedhë atë, aty ku e meriton dhe shumë shpejt. Protesta do jetë madhështore, liderët evropian nuk janë si Rama, janë të zgjedhur me votën të lirë nga qytetarët e tyre. E dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor, liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Nëse kordoni vendoset tek ura e Lanës, ku do të protestoni?
Berisha: Gjithçka është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve, ato do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë.