props ne takime pune ne shkup sllovenia e mbeshtet reformen ne administraten publike te vendit 67f123d19ff18

Props në takime pune në Shkup: Sllovenia e mbështet reformën në administratën publike të vendit

April 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 prill – Ministri i Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë, Frank Props sot në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup mbajti takime pune me përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike. Në fokus të bisedimeve ishin reformat e administratës publike, profesionalizimi i nëpunësve administrativë dhe integrimi evropian.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Administratës Publike, nga takimet me Departamentin për Reformën e Administratës Publike dhe Sektorin e Akademisë për Formim Profesional për Nëpunës Administrativë rezultuan në konkluzionet – Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore – miratimi i sistemit të meritave dhe praktikave më të mira evropiane për përzgjedhjen, avancimin dhe trajnimin e nëpunësve administrativë, forcimin e kapaciteteve të Akademisë për trajnime – vendosje të programeve të reja, të orientuara në praktikë për përmirësim dhe zhvillim profesional, si dhe ndjekje dhe evoluim të reformave – vendosje të mekanizmave për matje të efekteve nga politikat e reformave dhe përshtatje të tyre sipas standardeve evropiane.

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev theksoi se reforma në administratën publike nuk është vetëm çështje teknike, por edhe çështje thelbësore teknike e cila e përcakton të ardhmen e integrimit evropian të shtetit.

“Administratë profesionale dhe efikase është kyçe për ndërtimin e shtetit funksional. Qëllimi ynë është krijimi i servisit modern publik i cili do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve, e jo interesave partiake. Në atë proces, mbështetja nga Sllovenia dhe nga BE-ja është me rëndësi thelbësore”, theksoi Minçev.

Ministri Props e konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për reformat, duke theksuar se Republika e Maqedonisë duhet të mbetet në rrugën evropiane dhe se modernizimi i administratës është kyç në atë proces.

“Reformat në administratën publike janë në mesin e më të ndërlikuarave, por edhe hapat më të rëndësishëm në çdo shtet i cili synon anëtarësimin në BE. Republika e Maqedonisë ka vullnet politik dhe kapacitet të ketë sukses në këtë proces, ndërsa Sllovenia është e gatshme ta mbështesë me përvojën e saj”, tha ministri Props.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mpb me apel qytetareve mos bini pre e mashtrimeve me aksidente te rrejshme 67f123ce8ad4b
Story i mëparshëm

MPB me apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve me aksidente të rrejshme

konferenca rinia ne veprim ben bashke 600 te rinj nga gjithe shqiperia muzhaqi garantojme perfshirjen e te rinjve ne politikeberje 67f12936e1b55
Story i radhës

Konferenca ‘Rinia në Veprim’ bën bashkë 600 të rinj nga gjithë Shqipëria, Muzhaqi: Garantojmë përfshirjen e të rinjve në politikëbërje

Të fundit nga

IPK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SHSKUK-në

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për Ofrimin e Shërbimeve Shëndetësore dhe Psikologjike për Punonjësit e IPK-së Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë