Prej vitit 2026 të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç dhe njëkohësisht të rritet shkalla për sigurim pensional për 0,7 pikë procentuale, përkatësisht të paraqesë 19,5 për qind, rekomandon Këshilli fiskal si propozim të Strategjisë fiskale 2025-2029.
Nga Këshilli Fiskal, i cili është trup i pavarur që përpunon analiza dhe mendime për supozimet makroekonomike dhe fiskale të shfrytëzuara për përgatitjen e Buxhetit të shtetit dhe strategjisë fiskale, theksojnë se masat e këtilla nevojiten për mirëmbajtje të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë (SPIM), uljes së rreziqeve fiskale dhe për konsolidim të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme.
“Këshilli Fiskal është i mendimit se për mirëmbajtje të Fondit të SPIM-it, uljes së rreziqeve fiskale dhe konsolidimit të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme, nevojiten masa shtesë si rritja e jetëgjatësisë së punës së punëtorëve dhe rritja graduale e kontributit të sigurimit pensional dhe invalidor (rrjedhëse është në 18,8 për qind që është ulje prej 2,4 për qind në krahasim me vitin 2008 kur ishte 21,2 për qind). Kur kësaj do t’i shtohej mosha e popullatës, ndërkaq me atë edhe çdo vit rritja e numrit të pensionistëve për rreth 1500-1700 pensionistë çdo vit, shoqëruar edhe me preferencën për emigrim të të rinjve jashtë vendit, ndërkaq me të edhe ulja relative e mbulimit të të ardhurave pensionale me kontributet e paguara, problemi akoma më tepër bëhet kompleks. Prandaj, qëndrueshmëria fiskale e Fondit të SPIM paraqet rrezik të veçantë fiskal”, ceket në mendimin e Këshillit Fiskal.
Lidhur me rritjen shkallës së sigurimit pensional, nga Këshilli Fiskal rekomandojnë që në vitin 2027 të bëhet analizë për qëndrueshmërinë fiskale të Fondit të SPIM dhe varësisht nga trendi dhe nevoja, gradualisht të rritet kontributi deri 21 për qind deri në vitin 2029.
Burimi: TV KLAN