Propozimi i ri francez: Rama: Vëllezërit në RMV duhet ta pranojnë pa hezitim

min lexim

Për propozimin e ri francez sot ka folur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se është propozim tërësisht i pranueshëm, andaj Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet ta pranojë pa hezitim.

“Në këndvështrimin tim propozimi i ri, që është edhe propozimi përfundimtar, dhe këtë duhet ta kuptojmë mirë, jo ne, por duhet ta kuptojnë mirë sidomos vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut është një propozim plotësisht i pranueshëm dhe Qeveria, shumica, Parlamenti i RMV-së do ta pranojë pa asnjë hezitim dhe shoqëria në Maqedoninë e Veriut duhet të ndihet plotësisht e lehtësuar sepse është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca të cilat realisht e bënin të papranueshëm propozimin e mëparshëm. Kemi pasur një bashkëbisedim konstruktiv edhe me Presidentin e Bullgarisë dhe është shumë e qartë, besoj për të gjithë, në Shqipëri po e po, por edhe kurdo qoftë tjetër, ajo që duhet të jetë e qartë edhe për Bullgarinë është se ne nuk kemi absolutisht asnjë problem me Bullgarinë, nuk kemi asnjë shqetësim të asnjë natyre, përveç shqetësimit të krijuar nga qasje e Bullgarisë ndaj çështjes bilaterale me Maqedoninë e Veriut”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE do të pranojë certefikatat e vaksinimit dhe testet kundër COVID-19 të Kosovës

Story i radhës

Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Të fundit nga