Propozimi i LSDM-së i papranueshëm për bizneset! OEMVP: 500 euro rroga minimale – Të ulen pagesat e kontributeve!

October 26, 2024
min lexim

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore nuk pajtohet me propozimin e LSDM-së për rritjen e pagave minimale dhe jo vetëm. Nga kjo Odë shprehen kundër formës së propozimeve partiake për rritje të pagave. Sipas tyre, LSDM-ja propozimin për rritjen të pagave ka patur mundësi ta bëjë më herët, kur ishte pjesë e pushtetit.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vlerëson se nevoja për rritjen e pagave është emergjente, por kërkojnë që Qeveria të bëjë strategji për uljen e të dhënave për kontribute, të cilat sipas Kryetarit të OEMVP-së, Mendy Qyra, në Maqedoni janë më të lartat në rajon. Qyra, për Klan Maqedoni, bën publike propozimin e OEMVP-së për rritjen e pagave në sektorin publik dhe atë privat.

MENDY QYRA – KRYETAR I OEMVP-së

“Ne kemi një propozim të kahershëm edhe ish Qeverisë po edhe Qeverisë së tanishme që paga minimale të rritet në 30 mijë denarë afër 500 euro por me një kusht që kontributet që i kemi më të larta në të gjithë rajonin të ulen në 32%, dhe kur paga minimale 500 euro për një punëtor të thjeshtë sigurisht që për pjesën tjetër do të jetë edhe më e lartë 35 mijë deri 40 mijë denarë sepse ne kemi nevojë të rritet paga minimale por jo në këtë formë siç e propozon Qeveria sepse kontributet janë shumë të larta dhe hamendja e Qeverisë ka të bëjë me 150 mijë punëtorët të administratës kurse 650 mijë punëtorë të cilët janë në sektorin privat, kjo është problemi se si ata do ti paguajnë kontributet të cilat janë shumë të larta 47.5% në rrogën bruto që për fat të keq është edhe progresive, sa më shumë e rrit pagën penalizohet punëdhënësi se duhet t`i risë edhe kontributet. Kështu që për 1 mijë euro rrogë duhet 520 euro pagesë e kontributeve”

Për rritjen e rrogave në sektorin publik dhe atë privat është edhe pronari i kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti. Por, njëjtë sikur Qyra edhe Dauti kërkon që Qeveria të krijojë strategji që t`ua lehtësojë kompanive çështjen e kontributeve. Edhe Dauti mendon se propozimi i LSDM-së është i vonuar.

“Ata propozime janë të vonuara propozuesit kanë pasur shansin shtatë vite të rregullojnë rrogën minimale Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore në mënyrë permanente në 10 vjeçarin e fundit ka kërkuar që që rroga minimale të ngritet që të kemi blerës të mirfilltë, konsumatorë të mirfilltë Në ngritjen e rrogës minimale për momentin propozimi i odës është jo 450 euro por duhet të jet diku 600 apo 700 euro shteti duhet të rregullojë në mënyrë administrative limitin e rrogës minimale por duhet të mbaj përgjegjësi edhe shteti ndaj elementeve sociale që ti ngrij kontributet dhe kompanitë janë të gatshme që ta rrisin rrogën por përgjegjësia e shtetit është që ti ngrij kontributet në rritjen e rrogës minimale edhe ajo mund të shkojë edhe në nivel shum më të lartë se sa është propozimi i tashëm.

Ndërkohë, të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë thonë se shënon rënie trendi i pagesës së pagës mesatare. Në Gusht 2024 ka qenë 41.097 denarë. Edhe pse për 136 denarë më e lartë se paga e Korrikut, megjithatë është më e ulët se pagat neto mesatare të majit dhe qershorit.

Me 668 euro pagë mesatare, Maqedonia e Veriut është në fund të listës së vendeve të Ballkanit, por edhe Evropës. Krahasuar me rajonin, në Mal të Zi, paga mesatare është 861 euro, në Serbi, 836, Bosnjë e Hercegovinë – 710 euro, Kroaci 1.324 euro kurse në Slloveni – 1.495 euro.

Ekonomistët thonë se në 10 vitet e fundit, paga mesatare në Maqedoni është rritur për rreth 94%, por rritja ka qenë kryesisht si rezultat të masave administrative e jo e nxitur nga rritja ekonomike.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Habit Gerti: Saide më ka tradhtuar me Noizy-n

Story i radhës

Irani thotë se dy ushtarë u vranë gjatë sulmeve izraelite

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë