Propozimi i BDI-së/ VMRO-DPMNE dhe VLEN pranojnë sfidën!

VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN pranuan dorezën e hedhur nga BDI-ja.

Kryetari I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nuk e ka komentuar në detaje propozimin e Bekteshit. Ai tha se qytetarët janë ata që duhet të vlerësojnë punën e një politikani.

“Kjo I bie njëjtë sikurse të thoni nëse ndonjë ekip futbolli humb ndeshjen atëherë të gjithë futbollistët dhe trajnerët të mos merren më me futboll. Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Bekteshit dhe nuk mund në detaje ta komentoj. Politikanët merren me politike, ofrojnë zgjidhje të tyre, kurse qytetarët vlerësojnë. Në një moment të caktuar mbështesin ndonjë parti më vonë tjetrën, në nivel loka parti tjetër, kandidatë të pavarur”, tha Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE-ja pranoi sfidën. Thonë se Bekteshi dëshiron vendin e liderit të BDI-së, pasi që , siç pretendojnë, Ali Ahmeti t`i humb zgjedhjet.

“Shumë mirë, e pranojmë. Kjo do të thotë se Kreshniku po I përgatit një gajtan mëndafshi Ahmetit. Ndoshta është kandidat për lider të BDI-së. Pasi BDI do t`i humb zgjedhjet dhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, mirë është të dihet se Bekteshi ka ambicje të këtilla. Nëse për asgjë tjetër, kryesimi I BDI-së do të mbetet në Kërçovë”, tha Aleksandar Nikolovski.

Opozita shqiptare VLEN propozimin e BDI-së e ka quajtur përpjekje bllofuese, sic thonë, për të fshehur frikën nga ndryshimet që do të ndodhin. Shprehen të gatshëm që të nënshkruajnë marrëveshje noteri.

“Ftojmë Ali Ahmetin, Bujar Osmanin, Artan Grubin që të zgjedhin një noter dhe një kohë ku do të nënshkruajmë deklaratat se kushdo që humbë nuk do të ketë të drejtë të merret më asnjëherë me politikë”, thonë nga VLEN.

Zgjedhjet parlamentare mbahen më 8 maj. Në njësinë e parë zgjedhore do të ketë përballje Kovaçevski – Mickoski, por partitë më të ëmdha politike ende nuk I kanë definuar listat me kandidatë. Në KSHZ duhet të dorëzohen më së voni deri më 2 prill./tvklan.mk

Story i mëparshëm

Ledina Çelo mahnit me transformimin e saj, joshëse, elegante dhe e veçantë në stil

Story i radhës

SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike

Të fundit nga