Propozimi francez sot para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

July 14, 2022
1 minut lexim

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot do të fillojnë diskutimin për propozimin francez, për të cilin dy blloqet politike kanë qëndrime të kundërta.

LSDM-ja ka përgatitur propozim konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë të mos negociojë për identitetin.

VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese. Para deputetëve fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në një intervistë për AIM ftoi deputetët të mendojnë si burrështetas dhe të vendosin përpara interesat e vendit, në vend të interesave partiake. Nga LSDM-ja thonë se çështja e mbarëvajtjes së seancës varet nga kryetari i Kuvendit kurse ata i kanë gati propozim-konkluzionet që synojnë t’i miratojnë.

Ndryshe, në kohën kur von der Leyen do të mbajë fjalimin është paralajmëruar protestë, për të kundërshtuar miratimin e propozimit francez për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë.

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski siguroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

550 gra padisin Uber-in për pretendime për sulme seksuale

Story i radhës

Vrasja e Marigonës në Kosovë, sot dalin para gjykatës Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu

Të fundit nga

ShkoLartë