Propozimi francez, Mickoski: Jo, faleminderit

min lexim

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se partia që përfaqëson ai nuk do të mbështes propozimin francez për heqjen vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, propozimi në thelb është i njëjtë me atë që ishte refuzuar më herët nga Qeveria.

“Propozim që është ultimatum për ardhmërinë e Maqedonisë sonë, propozim që është diktat për kërkesa megalomane dhe aspirata historike ndaj Maqedonisë, për kështu këso propozimi përgjigja është, jo faleminderit”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

Mickoski tha se propozimi i përmbush të gjitha kërkesat bullgare ndërsa i njëjti nuk nënkupton hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ky propozim i përmban të gjitha kërkesat bullgare, edhe në pjesën e historisë edhe në pjesën e gjuhës, edhe në pjesën e identitetit. Për këtë kemi kakofoni të propozimeve, dy dokumente, dy procese, fjalë të ndërruara, inverzion semantik që Qeveria na i tregon si sukses. Ja ju them se gënjejnë dhe manipulojnë. Unë dhe VMRO-DPMNE, të dihet që tani, në një proces të tillë nuk do të jemi bashkëpjesëmarrës”, tha Mickoski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria e Maqedonisë publikoi propozimin e presidencës franceze

Story i radhës

U akuzua se e ka regjistruar për 180 orë në dhomën e saj të gjumit, reagon për herë të parë babai i Britney Spears

Të fundit nga