Propozim-buxheti për vitin 2025, rikonstruimi i rrugëve, pa mbështetje

November 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 nëntor – Amendamentet e LSDM-së për rikonstruimin e rrugëve, ndërtimin e qarkoreve në komuna të ndryshme të vendit duke filluar nga komuna qendër e Shkupit, por edhe komuna më të vogla në mbarë territorin e vendit nuk morën mbështetjen e shumicës. Nga LSDM-ja thanë se janë të detyruar që të shtrojnë kërkesat e tyre nëpërmjet buxhetit, pasi as kredia hungareze nuk u shpërnda drejt nëpër komuna.

“Siguruat qasje me kriterin e vetëm sipas numrit të banorëve, që mundëson stimulimin e komunave të pasura dhe destimulon komunat e vogla, e të cilat duhet të fitojnë më shumë financa që të arrijnë zhvillimin e komunave më të mëdha.”, – theksoi deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski.

Zëvendësministri për Financa me arsyetimin se infrastruktura është në kompetencë të vetëqeverisjes lokale, ndërkaq kriteret sipas Jankullovskit janë të qarta.

“Përderisa komunat kanë problem me mungesë të ujësjellësit, rrjetit të kanalizimit dhe rikonstruim të rrugëve lokale, që u dëshmua edhe në thirrjen e Ministrisë së Pushtetit Vendor, do të shkohet sipas këtij kriteri bazuar në numrin e banorëve, pasi që asnjë komunë nuk kërkon ndërtim të “Luna Parkut”. Ato kërkojnë kushte bazike për funksionimin e banorëve.”, – deklaroi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

Deputetët e VMRO-së kërkuan që kredia hungareze të mos vihet si shkak për zhvillim jo të barabartë të komunave.

“Nuk mund që një ditë të thoni se kanë mbetur mjete të pashfrytëzuara pasi s’pati projekte të mjaftueshme, ndërkaq sot të thoni se disa komuna do të mbeten në lëmoshë. Kush sa ka punuar, kush ka përmbushur kriteret për aplikim, aq edhe mjete do t’u ndahen.”, – u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski.

Buxheti për vitin 2025 peshon mbi 6.5 miliardë euro. Debati ka nisur më 14 nëntor në komision për financa dhe buxhet, ndërkaq duhet të votohet në seancë plenare deri më 31 dhjetor.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mungesa e ujit të pijshëm në Luboten, Kostovski “përvesh” mëngët, pas kronikës së Klan Maqedoni!

Story i radhës

LVV akuzon këta dy persona të PDK-së se kërkuan të mos hiqen masat e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë