Më buxhetin e propozuar nga Qeveria kemi rritje enorme të shpenzimeve buxhetore, thesari nuk do të mbushet për shkak se nuk respektohet rregulla fiskale me deficit, i cili tani më është edhe më i lartë se në vitin 2024. Borxhi publik do të rritet edhe më tepër dhe e tërë kjo tregon se aroganca e zyrtarëve as nuk zbutet as nuk mund të kontrollohet!, kanë reaguar sot nga BDI.
E kemi të domosdoshme të shprehim keqardhje dhe zhgënjim të thellë, nga ato që premtonin konsolidim fiskal pas krijimit të qeverisë pa legjitimitet etnik. Në propozim buxhetin e tyre është evidente se, buxheti për vitin 2025 nuk i respekton rregullat fiskale tani më te definuara me ligj!
“Një ndër “defektet“ kryesore të buxhetit është edhe Deficiti i lartë buxhetor. Këto të ardhura dhe shpenzime të planifikuara rezultojnë në një deficit buxhetor të projektuar në vlerë absolute prej 41.4 miliardë denarësh ose në nivelin 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) të parashikuar” – tha Ahmeti.
BDI ka reaguar së propozim buxhein për vitin e ardhsëm qeveria në mënyrë drastige ka uluir mjetet e parapara për Universitetin Nënë Tereza. Ku e arritura më e madhe e VLEN=it në 100 ditëshin e parë. Ku janë 35 milion eurot e Izet Mexhitit për nënë Terezën pyesin nga BDI.
“Madje edhe për ne ishte habi, kur pamë se në porpozim buxhetin e qeverisë pa legjitimitet etnik, për investime kapitale në Universitetin “Nënë Tereza” janë të planifikuar diç më pak se 34.5 milion euro ….. pra, rrafsh 209.000 euro ose me sakt 12 milion denarë. Madje kjo është edhe më pak se sa ishin ta parapara në buxhetin e vitit 2024, kur kishte të planifikuara 10 herë më shumë se tani, dmth 120 milion denare ose diku 2 milion euro për invetsime kapitale, në Universitetin “Nënë Teresa” në Shkup, dmth. as me përqindje nuk mund të tregohet dallimi mes 34.5 milion eurove të Izet Mexhitit dhe 209.000 euro të planifikuara në propozim buxhetin. Por, kjo është diku 150 herë më pak !!!” – tha Faton Ahmeti.
BDI megjithatë përshëndet vetëm një pjesë të buxhetit të kësaj qeverie në të cilin theksohet se kontributi më i madh në rritjen për vitin 2025 pritet ta kenë investimet bruto me një rritje prej 8.1%, kryesisht si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti, kryesisht autostrada në Korridoret 8 dhe 10D, projekte këto që nga të gjithë partnerët e kësaj qeverie ishte më se i kritikuar madje edhe nga partnerët shqiptar pa legjitimitet. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN