propagande xhihadiste ne tiktok arrestohet e mitura shqiptare ne itali kontakt me isis 6ae3a84292d54

Propagandë xhihadiste në TikTok| Arrestohet e mitura shqiptare në Itali, kontakt me ISIS

October 29, 2026
1 minut lexim

Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila jeton në provincën e Raguzës, në Itali, është vendosur nën masë kujdesi në një komunitet, pas dyshimeve për radikalizim dhe përhapje të përmbajtjeve me karakter xhihadist në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve italiane, e mitura dyshohet se publikonte në TikTok materiale propagandistike në mbështetje të organizatës terroriste ISIS, si dhe përmbajtje me simbolika ekstremiste dhe mesazhe antisemitiste. Aktiviteti i saj në internet tërhoqi vëmendjen e shërbimeve të sigurisë së brendshme italiane, AISI, të cilat njoftuan autoritetet gjyqësore.

Hetimet u intensifikuan pas sekuestrimit të telefonit të saj celular në muajin maj. Sipas Policisë së Shtetit italian, nga analiza e pajisjes u zbuluan materiale që dyshohet se tregonin një proces radikalizimi, përfshirë përmbajtje të lidhura me propagandën e Shtetit Islamik, simbolika të ekstremit të djathtë dhe imazhe që mund të jenë krijuar me anë të inteligjencës artificiale.

Gjatë hetimeve, autoritetet pretendojnë se janë zbuluar edhe kontakte në internet me persona që paraqiteshin si anëtarë të ISIS-it, si dhe me përdorues që promovonin akte terroriste. Në pajisjen e saj dyshohet se gjendeshin video propagandistike që paraqisnin ekzekutime të të burgosurve, materiale në mbështetje të organizatës terroriste dhe udhëzime për vetëtrajnimin dhe prodhimin e eksplozivëve artizanalë.

Sipas të dhënave të bëra publike, hetimet përfshinë edhe verifikime në mjedisin shkollor. Autoritetet raportuan se vajza kishte ndryshuar disa nga zakonet e saj dhe kishte kufizuar shoqërimin me bashkëmoshatarë.

Prokuroria për të Miturit në Katania lëshoi masën e sigurisë, e cila u ekzekutua nga Digos, njësia e policisë italiane që merret me hetimet për terrorizmin dhe sigurinë publike.

Ajo dyshohet për vetëstërvitje me qëllime terroriste. Çështja mbetet nën hetim dhe akuzat ndaj saj duhet të vlerësohen nga drejtësia./TVKlan

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne shqiperi dyfishohet bonusi i pensionisteve nga 1 janari 2027 6ae3a83baaad2
Lajmi i mëparshëm

​Në Shqipëri dyfishohet bonusi i pensionistëve nga 1 janari 2027

italia pritet te paralizohet neser per shkak te grevave 6ae3a87839ee0
Lajmi i radhës

​Italia pritet të paralizohet nesër për shkak të grevave

Të fundit nga

​Halle Berry humb betejën për kujdestarinë

Një gjykatë hodhi poshtë kërkesën e Halle Berry (60) për t’u rikthyer në një marrëveshje të barabartë kujdestarie për djalin e saj 13-vjeçar Maceo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.
ShkoLartë