ne shqiperi dyfishohet bonusi i pensionisteve nga 1 janari 2027 6ae3a83baaad2

​Në Shqipëri dyfishohet bonusi i pensionistëve nga 1 janari 2027

October 29, 2026
1 minut lexim

Ministri i Financave i Shqipërisë, Petrit Malaj, deklaroi sot se indeksimi i pensioneve do të ndodhë në prill 2027, me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh, ndërsa do të ketë dyfishim të bonusit të pensionistëve nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në prezantimin e projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, Malaj u shpreh se pensionet zënë një vend të veçantë në prioritetet e buxhetit, përmes masave që synojnë të rrisin mbështetjen financiare për pensionistët dhe të përmirësojnë të ardhurat e tyre, raporton RTSh.

Sipas Malajt, indeksimi i pensioneve në prill 2027 do të jetë me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh.

Malaj shtoi se “dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët do të jetë sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin”.

“Krahas pensioneve, buxheti forcon edhe politikat e mbrojtjes sociale, me fokus te fëmijët, familjet dhe kategoritë më në nevojë. Synimi ynë është që mbështetja publike të jetë më e drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në përballimin e nevojave të përditshme”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zulfaj takon te derguarin hungarez ne fokus anetaresimi i kosoves ne be 6ae3a7dfd9c6c
Lajmi i mëparshëm

Zulfaj takon të dërguarin hungarez, në fokus anëtarësimi i Kosovës në BE

propagande xhihadiste ne tiktok arrestohet e mitura shqiptare ne itali kontakt me isis 6ae3a84292d54
Lajmi i radhës

Propagandë xhihadiste në TikTok| Arrestohet e mitura shqiptare në Itali, kontakt me ISIS

Të fundit nga

​Halle Berry humb betejën për kujdestarinë

Një gjykatë hodhi poshtë kërkesën e Halle Berry (60) për t’u rikthyer në një marrëveshje të barabartë kujdestarie për djalin e saj 13-vjeçar Maceo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.
ShkoLartë