zulfaj takon te derguarin hungarez ne fokus anetaresimi i kosoves ne be 6ae3a7dfd9c6c

Zulfaj takon të dërguarin hungarez, në fokus anëtarësimi i Kosovës në BE

October 29, 2026
1 minut lexim

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein, të shoqëruar nga Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Takimi ishte vazhdimësi e bisedimeve të zhvilluara në Budapest në fillim të këtij muaji. Z. Zulfaj e falënderoi z. Klein për mikpritjen në Budapest dhe për vizitën e tij në Prishtinë.

Diskutimi u përqendrua në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh. Z. Zulfaj theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE mbeten prioritete të Kosovës.

Në këtë kontekst, u vlerësua roli i Hungarisë si partnere e Kosovës në fushën e sigurisë, përmes kontributit të saj të vazhdueshëm në misionin e NATO-s. U theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Zulfaj vlerësoi shkëmbimin përmbajtësor të pikëpamjeve me z. Klein, si dhe perspektivën e Hungarisë si vend i Evropës Qendrore, me përvojë në procesin e anëtarësimit në BE dhe si pjesë e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Ai shprehu interesimin për vazhdimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski ne 28 muaj qeverisje nuk ka asnje afere te lidhur me qeverine 6ae3a7586c61f
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Në 28 muaj qeverisje nuk ka asnjë aferë të lidhur me Qeverinë

ne shqiperi dyfishohet bonusi i pensionisteve nga 1 janari 2027 6ae3a83baaad2
Lajmi i radhës

​Në Shqipëri dyfishohet bonusi i pensionistëve nga 1 janari 2027

Të fundit nga

​Halle Berry humb betejën për kujdestarinë

Një gjykatë hodhi poshtë kërkesën e Halle Berry (60) për t’u rikthyer në një marrëveshje të barabartë kujdestarie për djalin e saj 13-vjeçar Maceo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.
ShkoLartë