Pronari i “Besa Trans” deklaroi se nuk ndihet fajtor për aksidentin ku humbën jetën 45 persona

min lexim

Pronari i Besa Transit, Bekim Haxhiu nuk ndjet fajtor për vdekjen e 45 personave, të cilër udhëtonin me autobusin e kompanisë së tij që kishte licencë  të falsifikuar.

Pas shtyrjes së parë në tetor, sot në Gjykatën Penale të Shkupit filloi gjykimi në të cilin pronari i “Besa Trans”, Bekim Haxhiu dhe kompania si person juridik akuzohen për falsifikim të licencës për transport ndërkombëtarë, për autobuzin që bëri aksident në Bullgari në nëntor të vitit të kaluar ku  humbën jetën 45 persona.

“Nuk ndihem fajtor”, tha Haxhiu para trupit gjykues.

Prokurori Vladimir Millosheski e ka përshkruar aktakuzën sipas së cilës pronari i “Besa Trans”-it përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin ka përdorur licencë fals. Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërsa pronari ua ka dhënë dokumentin e përgatiturfals shoferëve që kanë drejtuar autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror. Prokurori publik kompetent gjatë procedurës ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021, autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në pika të ndryshme kufitare me dokument të falsifikuar.

Në sallën e gjyqit, Millosheski lexoi të gjitha detajet e këtyre 20 kalimeve, me detaje për datën, orën, marrëdhëniet dhe pikën kufitare. Rrjedhimisht, autobusi që u dogj në aksident vitin e kaluar e ka kaluar “Deve Bair” më së shumti ose 10 herë dhe ka lëvizur në linjën nga Shkupi për në Stamboll. Ai është larguar nëntë herë jashtë vendit përmes vendkalimit “Bllacë” dhe më së shumti ka lëvizur nga Shkupi për në Prizren apo Durrës dhe një herë autobusi ka kaluar edhe në vendkalimin “Qafthanë”.

Në sallën e gjyqit sot dëshmoi edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, që është përgjegjëse për dhënien e licencave. Ai sqaroi se kompania “Besa Trans” kishte licencë për transportin ndërkombëtar falas të udhëtarëve. Është një dokument që i referohet kompanisë dhe në bazë të tij lëshohen deklaratat e licencës për çdo automjet veç e veç. Sipas dëshmisë, Besa Trans kishte licenca për transport ndërkombëtar për pesë autobusë, por autobusi i aksidentit nuk ishte në mesin e tyre.

Ndërkaq, mbrojtja mendon se nuk ka falsifikim të dokumenteve – vepër për të cilën akuzohet drejtuesi dhe kompania. Në një prononcim për media, avokati Asmir Alispahiq tha se nuk është e vërtetë që është përdorur dokument i rremë, gjegjësisht pretendon se as nuk është bërë dokument i rremë dhe as nuk është ndryshuar licenca ekzistuese për t’u përdorur si e vërtetë. Siç pretendon mbrojtja, janë përdorur licencat origjinale. I pyetur sesi autobusi ka udhëtuar vetëm me patentë, dhe pa certifikatë për mjetin konkret, ai ka thënë se organet hetuese duhet të mbajnë përgjegjësi se si e kanë lejuar doganierët.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski. /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА СО ДОНАЦИЈА ОД 1.000.138 ДЕНАРИ, ПРИДОНЕСЕ ЗА МОДЕРНО, ИНКЛУЗИВНО ДЕТСКО ИГРАЛИШТЕ ВО ДЕМИР КАПИЈА

Story i radhës

Euro-deputetja Perez: RMV i takon familjes europiane

Të fundit nga