Discord vendosi të zgjerojë programin e abonimeve për serverët duke lejuar krijuar të tarifojnë përdoruesit për akses premium.
“Duke filluar nga dita e sotme jemi duke zgjeruar disponueshmërinë e Server Subscriptions, duke lejuar krijuar në Discord të fitojnë para drejtpërdrejtë nga serverët e tyre,” shkruante Discord.
Serverët komunitete në SHBA kanë funksionalitetin për të ofruar abonime nëse përmbushen këto kritere:
- Jeni mbi 18 vjeç
- Llogaria është në gjendje të mirë
- Keni të verifikuar email dhe numër telefoni
- Keni të aktivizuar verifikimin me dy faktorë
Discord tha se nuk ka një minimum për madhësinë e serverëve në mënyrë që ato të monetizohen.
Platforma ofron një ndarje fitimi 90/10 me krijuesit. Discord tha se 90% e fitimit do të shkojë tek krijuesit 30 ditë pas përfundimit të muajit kalendarikë që do të thotë se krijuesit që kanë fituar në Janar nuk marrin paratë deri në 1 Mars.
Duhen akumuluar të paktën 100 dollarë për të marrë pagesën e parë dhe 25 dollarë në muajt në vijim. Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm në SHBA. /PCWorld Albanian