Pronarët e Renault dhe Citroën paralajmërojnë për “vendime të rënda”

May 6, 2025
1 minut lexim

Stellantis (pronari i Citroën) dhe Renault kanë paralajmëruar se mund të detyrohen të marrin “vendime të rënda” për fabrikat e tyre në Evropë, nëse BE nuk miraton rregulla më të favorshme për automjetet e vogla, sipas The Guardian.

Kreu i Renault, Luca de Meo, dhe kryetari i Stellantis, John Elkann, kërkuan që BE të krijojë rregullime të veçanta për makinat e vogla, pasi rregullat aktuale janë të përshtatshme për makinat e mëdha dhe të shtrenjta.

De Meo tha se ka shumë rregulla që favorizojnë makinat e mëdha, duke e bërë të vështirë prodhimin e automjeteve të vogla me fitim të pranueshëm. Ai shtoi se shumë prodhues të makinave premium, si BMW dhe Mercedes, janë më të fokusuar në eksport, çka ka ndikuar në rritjen e kostove për prodhimin e makinave për tregun evropian.

Elkann e quajti çështjen një “çështje strategjike” dhe paralajmëroi se nëse situata vazhdon, do të jenë të detyruar të marrin vendime të dhimbshme për fabrikat e tyre brenda tre viteve të ardhshme.

Këto komente vijnë ndërsa të dhënat e fundit treguan një rënie prej 10% të shitjeve të makinave në Mbretërinë e Bashkuar për muajin prill, përfshirë një rënie të madhe për Tesla-n. Po ashtu, Ford ka tërhequr parashikimet për fitime për shkak të tarifave të Trump-it mbi importet e automjeteve.

Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, ka paralajmëruar për mundësinë e tarifave hakmarrëse dhe padi nëse SHBA nuk arrin një marrëveshje për tarifat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Një amerikane të KBF Junior 06 Mon Bau

Story i radhës

Schmidt në OKB: Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Të fundit nga

Armend Dallku: Ky është futbolli 

Vushtrria meriton notë dhjetëshe për atmosferën që krijuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mbi 6 mijë shikues e përcollën (shumica nga Vushtrria) finalen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës,
sqmken
ShkoLartë