Pronarët e kompanive të autobusëve në Podujevë të pakënaqur me vendimet e Komunës së Prishtinës

January 2, 2025
1 minut lexim

Pronarët e kompanive ndër urbane të autobusëve në Podujevë ishin mbledhur këtë të enjte në Stacionin e Autobusëve për të diskutuar lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për  shtimin autobusëve në linjën Prishtinë- Teneqdoll. Ata madje treguan se në qoftë se ky vendim nuk anulohet ata do të protestojnë në shenje revolte.

Thirrën mbledhje urgjente.

Pronarët e kompanive të autobusëve në Podujevë ishin mbledhur këtë të enjte këtu.

E kjo për faktin së nuk po pajtohen me vendimin e Komunës së Prishtinës, që ka shtuar linjat e autobusëve Prishtinë- Teneqdoll.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së autobusëve në Podujevë, Beqir Mustafa, tregoi hallin qe kanë.

Edhe për Sadat Kurtolli vendimi i Komunës së Prishtinës është i papranueshëm..

Ndërsa asamblisti i PDK-së  Leutrim Retkoceri,  thotë se ky vendim është i qëlluar për qytetarët.

“Një biletë e vetme tani do të vlejë për të gjitha linjat e operatorit publik “Trafiku Urban” dhe linjave ku operojnë operatorët privat të licencuar, duke përfshirë edhe fshatrat e Prishtinës deri në Lupç. Kjo lehtëson jetën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në territorin e Prishtinë, duke krijuar një sistem të qasshëm, të unifikuar dhe modern për lëvizjen në kryeqytet”.

Retkoceri, madje thotë se autobusët  e linjës Podujevë -Prishtinë duhet t’ju drejtohen Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Infrastrukturës për zgjidhje, dhe si ekip i PDK-së është në dispozicion të i ndihmoj me ide dhe energji si në Prishtinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të paktën 54 të vrarë nga sulmet ajore izraelite në Rripin e Gazës

Story i radhës

Ariana Grande flet për ndryshimet në rolin e Glindës

Të fundit nga

ShkoLartë