Promovimi i filmit serb në Festivalin e Sarajevës shkakton kritika

August 16, 2023
min lexim

Filmi “Heronjtë e Halyardit” i regjisorit serb Radosh Bajiq u ndesh me kritika në Bosnjë dhe Hercegovinë me arsyetimin se lavdëron komandantin serb dhe kriminelin e luftës Dragoljub-Drazha Mihajlloviq, raporton Anadolu.

Filmi, i cili u promovua në Festivalin e 29-të të Filmit në Sarajevë (SFF) të martën, portretizon forcat çetnike të udhëhequra nga Mihajlloviq si aktorë pozitivë që ndihmuan në operacionin e madh të shpëtimit të forcave aleate pas linjave të armikut Luftën e Dytë Botërore.

Filmi tregon se operacioni për shpëtimin e pilotëve aleatë u organizua nga aviacioni amerikan në bashkëpunim me ushtrinë e atëhershme jugosllave në dhjetor 1944.

Duke kritikuar promovimin e filmit në festival, kryebashkiakja e Sarajevës Benjamina Kariq tha në Facebook se përpjekja për të justifikuar Drazha Mihajlloviqin dhe lëvizjen çetnike në Sarajevë është “e papranueshme”.

Në një deklaratë, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Kantonit të Sarajevës tha: “Ne nuk e mbështesim përmbajtjen që mbështet lëvizjen çetnike në Sarajevë”.

Instituti Kanadez i Kërkimeve të Gjenocidit e quajti filmin “dramë çetnike”.

“Sarajeva është një qytet që ishte i rrethuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1992-1995. Është e turpshme të promovohet një film të tillë”, tha instituti në Facebook.

Filmi tregon një histori për tre vëllezërit Joviq dhe familjen e tyre, të ndarë mes ideologjive kundërshtare.

Duke iu përgjigjur kritikave, një zyrtar i festivalit të filmit tha: “Për të informuar publikun, dëshiroj të them se filmi në fjalë nuk është shfaqur në kuadër të SFF-së. Përkundrazi, disa korniza nga filmi u ndanë nën titullin e projekteve të ardhshme. SFF-ja nuk do të lejojë reklamimin e filmave me interpretim historik”.

“Operacioni Halyrad” u krye nga ushtarët çetnikë nën komandën e komandantit serb Mihajlloviq në vitin 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa më shumë se 500 amerikanë u evakuuan në operacion.

Mihajlloviq u shpall kriminel lufte dhe u ekzekutua në vitin 1946 për bashkëpunim me forcat pushtuese dhe u fajësua për vdekjen e 50.000 njerëzve.

Bajiq, regjisori i filmit, në deklaratat e tij të mëparshme kishte thënë se filmi i tij tregon një histori për “popullin e zbathur serb”, i cili në atë moment e gjeti veten në periudhën më dramatike të historisë së tij.

“Në këto e këto kushte populli serb tregoi humanizmin, filantropinë, bamirësinë dhe heroizmin e tij. Prandaj projekti ynë nuk është spektakël për hir të spektaklit, megjithëse kemi edhe sekuenca monumentale që pasqyrojnë heroizmin, por historia është thellësisht personale dhe është dhënë nga perspektiva e familjeve serbe përmes fatit të të cilave përthyhen ngjarjet kyçe të asaj kohe”, ka cituar Klix, një portal boshnjak, të ketë thënë Bajiq.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“BDI s’ka kapacitet për ndërtimin e rrugës”/ Kasami: Ahmeti po numëron ditët e fundit të tij!

Story i radhës

Përfshihet nga flakët makina në Unazë të Re, shkak dyshohet një defekt në mjet

Të fundit nga

ShkoLartë