Promovimi i bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Norvegjisë

April 1, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë, inauguroi Odën Tregtare maqedono-norvegjeze.

Në ngjarje morën pjesë disa kompani të njohura norvegjeze, të cilat kanë marrëdhënie të hapura afariste me Republikën Maqedoninë e Veriut, siç janë: Normak, Innovation Norge, Pemco, Norske Solar, Exco, Sparpark, SM Enterprenour/Recover.

Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë mes të cilëve Arne Sanes Bjornshtad, i cili është Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe Kristin Melsom, Drejtoreshën për Evropën Juglindore pranë MPJ-së së Norvegjisë e të tjerë.

Gjatë takimit Osmani theksoi se investimet aktuale të Innovation Norge në Normak dhe investimet e mundshme të kompanive të përmendura, si dhe themelimi i Odës Tregtare maqedono-norvegjeze do t’i japin shtysë të fortë komuniteteve të biznesit për bashkëpunimin e tyre më të afërt dhe më intensiv që do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimit tregtar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrahmani kërkohet nga klubi i madh anglez

Story i radhës

Bashkimi dhe Prishtina duan finalen, Penza dhe Trepça për barazim

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë