Prokurorja Stefanova kërkon dënim me kusht për Jankulloskën dhe Protugjer

February 11, 2022
1 minut lexim

Gordana Jankulloska, Martin Protugjer, Mile Janakieski, Munir Pepiq dhe katër persona të tjerë të akuzuar në rastin e ish-PSP-së “Titanik” për organizatë kriminale dhe disa vepra lidhur me keqpërdorime zgjedhore e pranuan fajësinë.

Pasi tetë nga të akuzuarit e pranuan fajësinë, prokurorja Lile Stefanova kërkoi dënime me kusht për gjashtë nga të akuzuarit.

“Si prokuror publik e vlerësoj jashtëzakonisht veprën që këta persona kanë bërë dhe kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilët akuzohen. Pranimi i fajit në vetvete është një lehtësim i madh dhe mendoj se gjykata me rastin e caktimit të dënimit duhet ta vlerësojë pranimin e fajit si rrethanë lehtësuese. Secili nga prokurorët e pranishëm ka qëndrimet e veta lehtësuese dhe rënduese që gjykata duhet t’i vlerësojë me rastin e dhënies së aktgjykimit”, tha Lile Stefanova.

Ajo para gjyqtarit Osman Shabani theksoi se gjashtë nga të akuzuarit duhet të marrin dënime me kusht, sepse kanë një sërë rrethanash lehtësuese. Vetëm për të akuzuarit Mile Janakieski dhe Kosta Mitrovski është kërkuar lehtësim, por jo dënim me kusht./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ohër, pushteti vendor dëshiron të legalizoj objektet e ndërtuara pa leje

Story i radhës

Histori e fshehur dashurie, foto që po çudit të gjithë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë