prokurorja e pergjithshme e ukraines po hetohen mbi 9 mije raste krime lufte 626eb2ca358d7

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës: Po hetohen mbi 9 mijë raste krime lufte

May 1, 2022
1 minut lexim

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venedictova tha se zyra e saj po hap raste të reja të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, të cilat arrijnë total prej 9,158 çështjesh penale.

Ne kemi identifikuar tashmë kriminelë të veçantë të luftës. Ka 15 njerëz në rajonin e Kievit për shembull, 10 prej tyre në Bucha. Ne po i kërkojmë ata përgjegjës për torturë, përdhunim dhe plaçkitje“, tha Venedictova.

Në lidhje me identifikimin e viktimave në Buça, prokurorja njoftoi se disa trupa nuk mund të identifikohen, për këtë arsye janë mbledhur mostra të ADN-së.

Rastet për të cilat po punohet përfshijë edhe rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy.

Venedictova shtoi se Ukraina po merrte ndihmë ndërkombëtare në hetimet e saj, të cilat po vijojnë.

Tani kemi një ekip ekspertësh francezë dhe ekspertë nga Sllovakia. Ne presim ekspertët nga Lituania të martën e ardhshme”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hill vjen me nje paralajmerim per serbine rreth kosoves nese vazhdon perkrahja e rusise 626eb2c5a01d9
Story i mëparshëm

Hill vjen me një paralajmërim për Serbinë rreth Kosovës: Nëse vazhdon përkrahja e Rusisë…

voa tirane proteste per te drejtat e punetoreve 626eb2ffe5ff6
Story i radhës

VOA/ Tiranë, protestë për të drejtat e punëtorëve

Të fundit nga

Granit Xhaka përfshihet në Ekipin e Vitit

Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal. Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe
ShkoLartë