Prokuroria turke kërkon mbi 40 mijë vjet burg për themeluesin e platformës Thodex

July 18, 2023
1 minut lexim

Prokuroria publike e Türkiyes kërkon mbi 40 mijë vjet burg për themeluesin e platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili u ekstradua nga Ministria shqiptare e Drejtësisë në Türkiye në prill të këtij viti, raporton Anadolu.

Rasti për 21 të pandehur, përfshirë Özerin, po zhvillohet në Gjykatën e 9-të të Lartë Penale e Anadollit.

Prokurori publik e dha mendimin e fundit të tij rreth çështjes.

Sipas prokurorisë, për Faruk Fatih Özerin, i cili është akuzuar për “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit” dhe “pastrim i pasurive të tregtarëve ose drejtuesve të kompanive dhe menaxherëve të kooperativave që rezultojnë nga mashtrimi dhe krimi”, kërkohet nga 12.142 vjet deri më 40.462 vjet dënim burg.

Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht 2022 në Shqipëri.

Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë në Elbasan më 2 shtator 2022 për vazhdimin e masës së arrestit ndaj Özerit u apelua nga avokatët e tij më 14 shtator 2022.

Gjykata e Apelit në Durrës më 20 shtator miratoi vendimin për arrestimin e Özerit.

Gjykata e shkallës së parë në Elbasan në seancën më 17 nëntor 2022 njoftoi se është pranuar kërkesa e prokurorisë së Elbasanit për “lejimin e ekstradimit të Özerit në Türkiye”, ndërsa Özer më 7 dhjetor 2022 apeloi këtë vendim.

Në seancën e mbajtur më 30 nëntor 2022 në Gjykatën e Apelit Durrës lidhur me këtë vendim, u miratua vendimi për ekstradimin e Özerit në Türkiye.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë e Shqipërisë më 13 prill vendosi mospranimin e ankesës të paraqitur nga themeluesi i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili kundërshtonte vendimin që lejon ekstradimin e tij në shtetin turk.

Pas këtyre vendimeve, më 20 prill Özer u ekstradua me avion në Istanbul.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ansambli “Ibe Palikuqi” me datë 21 Korrik organizon festivalin Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë

Story i radhës

Llogaritë e 2 miliardë përdoruesve të WhatsApp mund të çaktivizohen me një e-mail

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë