prokuroria te hetoje ndotjen e ujit ne vitin 2021 rreth 400 denoncime nga banoret per ndotjen e ujit 6a6b5bf64f907

Prokuroria të hetojë ndotjen e ujit në vitin 2021 – rreth 400 denoncime nga banorët për ndotjen e ujit

July 30, 2026
1 minut lexim
ujjj 1

As policia dhe as Prokuroria Publike në Gostivar nuk përgjigjen nëse janë duke hetuar rastin e ndotjes së ujit në Gostivar në vitin 2021, gjatë të cilit vit, pati rreth 400 denoncime për ujin e pijshëm, por nuk dihet nëse janë ndërmarrë masa dhe çka është ndërmarrë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, thonë se denoncim të atillë tek SPB nuk ka pasur, ndërsa topin e hedhin tek prokuroria, e cila, sipas SPB-së, ka kompetencat e hetimit të rastit në fjalë. U drejtuam edhe tek prokuroria, nga ku topin e kthyen tek Sektori i Punëve të Brendshme. Nga Prokuroria Publike thonë se këtë informatë duhet kërkuar nga policia në Tetovë, drejtoria e Gostivarit, për të parë nëse ka pasur apo jo denoncime nga qytetarët.

“Ashtu siç u informuam në mbledhjen e fundit është duke u hetuar lënda për ndotjen e ujit të pijshëm, si dhe ndërtimi i ujësjellësit. Për rastet e njëjta, kemi kërkuar gjitha dokumentet nga ndërmarrja Publike e Gostivarit dhe një pjesë e tyre tashmë janë në Prokurori, por priten edhe disa dokumente të tjera. Për rastin në fjalë, nuk ka ndonjë element të atillë, por do të shihet dokumentacioni dhe në rast se ka do kryhet hetim”.- u shpreh një burim nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit.

Lënda për ujin e pijshëm po hetohet;
Janë kërkuar të gjitha dokumentet e nevojshme
Nuk ka element për kallëzime paraprake;
Ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi nga Prokuroria Publike që të kthen fazën e hetimit nga viti 2021 kur sipas tij kishte mbi 400 denoncime për ujë të pijshëm në institucionet e Gostivarit, duke përfshi edhe Institutin e Shëndetit Publik, gjatë mandatit të Arben Taravarit si kryetar komune dhe Venko Filipçes si ministër i Shëndetësisë.

Burime të Alsat brenda organit të akuzës thonë se janë sekuestruar të gjitha dokumentet dhe provat që mund të ndërlidhet me ujin për pije në vitet e fundit nga ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec” e Gostivarit, dhe lënda është duke u hetuar edhe për ndërtimi e ujësjellësit. Në rrethana jo zyrtare mësohet se së shpejti hetuesia do të dalë me hollësi nga hetimi i zgjeruar./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punime ne te gjithe cairin mexhiti vazhdojme me investimet 6a6b5aa8a0712
Lajmi i mëparshëm

Punime në të gjithë Çairin, Mexhiti: Vazhdojmë me investimet

Të fundit nga

​Sunny Hill hap dyert nesër në orën 12:00

Të premten do të hapen dyert e festivalit Sunny Hill, me fillim nga ora 12:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm
ShkoLartë