prokuroria speciale bastisje ne 9 lokacione ne zubin potok dhe zvecan 68f4798006e4a

Prokuroria Speciale bastisje në 9 lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan

October 19, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Speciale këtë mëngjes është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit”. /

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

drama te real madridi ylli i skuadres kerkon shpetim ne ligue 1 68f479773bd7b
Lajmi i mëparshëm

Drama te Real Madridi, ylli i skuadrës kërkon shpëtim në Ligue 1

fj cruiser i ri i toyota s mund te debutoje me 20 tetor 68f47a5298a7e
Lajmi i radhës

FJ Cruiser i ri i Toyota-s mund të debutojë më 20 tetor

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë