Prokuroria solli vendim: I kërkon Gjykatës t’i merret pasaporta Jovan Despotovskit

December 29, 2024
1 minut lexim

Nga Prokuroria THemelore Publike konfirmojnë se kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatë që t’i merret pasaporta Jovam Despotovskit dhe të detyrohet që të paraqitet në Gjykatë.

“Prokuroria Publike Themelore Shkup kundër personit në fjalë është duke udhëhequr procedurë paraprake për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar në bazë të Nenit 353 të Kodit Penal. Prokurori publik kompetent deri te Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka dorëzuar propozim për marrjen e dokumentit të udhëtimit (pasaportës) dhe detyrim për paraqitje në Gjykatë si masë e kujdesit. Në lëndë ende nuk janë ndërmarrë masat nga ana e Prokurorisë Publike Themelore Shkup dhe Policia Financiare. Me qëllim që të mos dëmtohet procedura, të dy institucionet në mënyrë të koordinuar do ta informojnë publike atëherë kur do të krijohen kushtet për të”, thanë nga Prokuroria.

Kujtojmë se gjatë ditës u raportua se Despotovski është arrestuar, por të njëjtën e mohoi ai duke thënë se është e pasaktë, për siç thuhet, mashtrim prej 2 milionë eurosh në ZZhIT Shtip dhe Strumicë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trepça zgjidh problemet, ua paguan pagat punëtorëve

Story i radhës

Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zirkzees

Të fundit nga

Asgjësohen mbi 200 kg ushqime

1 Shkup, 29 dhjetor – Gjatë inspektimeve të shtuara të Agjencisë për ushqim në prag të festave të fundvitit janë konstatuar parregullsi të shumta lidhur me mungesën e higjienës dhe sigurinë e
ShkoLartë