11
Shkup, 2 tetor – Nga Prokuroria Publike pasdite informuan se dje tek ata ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe dokumentacioni nga Ministria e Kulturës për gjoja keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska.
“Në Prokurorinë Publike dje nga Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar njoftim dhe dokumentacion nga Ministria e Kulturës. Prokuroria po e shqyrton materialin dhe do të ndërmarrë veprime”, qëndron në informacionin e Prokurorisë Publike.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot në një deklaratë për mediat tha se ende nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria Publike në lidhje me këtë rast.
“Jo, ende nuk kemi informata nga Prokuroria Publike, Gjithë dokumentacioni është dërguar. Kur të na njoftojnë, me siguri do ta dini edhe ju”, tha Ljutkov gjatë vizitës së tij në Operën dhe Baletin Nacional.
VMRO-DPMNE akuzoi ish ministren Bisera Kostadinovska-Stojçevska se ka përdorur mjete buxhetore për qëllime private gjatë udhëtimit të saj zyrtar në Londër në tetor të vitit të kaluar. Menjëherë pastaj edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hapi lëndë. Kostadinovska-Stojçevska në konferencën për shtyp theksoi se do të përgjigjet nëse konfirmohen parregullsi, ndërsa në të kundërtën paralajmëroi padi kundër VMRO-DPMNE-së.
BURIMI: zhurnal.mk