Prokuroria në Hagë kërkon 35 vite burg për Salih Mustafën

min lexim

Prokuroria kërkon 35 vjet burgim për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, bën të ditur Gazeta Express.

Prokurori Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokuorit të Specializuar tha se kërkojnë 10 vjet burgim për akuzën e ndalimit arbitrar, 20 vjet burgim për trajtim mizor, 25 vjet burgim për torturë dhe 33 vjet burgim për vrasje.

“Rregulla 164 kërkon nga paneli të japë dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, varet nga paneli të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen apo me dënim më të lartë se ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. Për këtë arsye, ZPS kërkon t’í jepet dënim prej 35 vitesh burgim”, tha Michalczuk.

Paraprakisht, prokurori Jack Smith tha se “faktet nuk lënë asnjë pikë dyshimi se ai është fajtor”.

“Ju kërkoj që ta shpallni të akuzuarin fajtor për krimet e akuzuara dhe t’ia jepni dënimin e rekomanduar, sepse kjo është rruga e drejtë dhe e përshtatshme për krimet kaq të rënda që ai i ka kryer”, tha Smith.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spanja në gjysmëfinale, eliminon Finlandën e Edon Maxhunit 

Story i radhës

Protesta e PL, Meta: Erdhëm te vendi i krimit, inceneratori nuk ekziston

Të fundit nga