Prokuroria: Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në Greqi! Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon të humbasë mandatin

Kryetari i bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, duke rrezikuar kështu mandatin.

Sipas Prokurorisë Hajdari rezulton që në vitin 1999 është dënuar  me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.

Kjo shkresë erdhi si përgjigje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultateve të veifikimit pasi KQZ e akuzon kryebashkiakun se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit që ka të bëjë me të dhënat personale, duke mos deklaruar gjeneralitete të mëparshme.  Gjithashtu Hajdari i është përgjigjur pyetjeve me “jo”, duke mos bërë asnjë deklarim.

Nga verifikimet e Prokurorisë Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur. Vendimi i takon KQZ, ku pritet që gjatë mbledhjes së të martës të shqyrtojë dhe të vendosë për mandatin e socialistit, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtria izraelite ka kryer 4.300 sulme ndaj Gazës që nga 27 tetori

Story i radhës

Publikimi i draftit nga ish-kryeinspektori i AKI-së, reagon Stano: Nuk e di se kush është ai

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez