prokuroria kerkon 72 milione denare qe jahoski te del nga paraburgimi 6807a9616749c

Prokuroria kërkon 72 milionë denarë që Jahoski të del nga paraburgimi

April 22, 2025
1 minut lexim

Propozimi i pronarit të Pucko Petrol, Asmir Jahoski, për të dalë nga paraburgimi në këmbim të parave, do të merret parasysh vetëm nëse i dyshuari, përveç garancisë që e ofron, depoziton edhe shumën prej 72 milionë denarësh në një llogari të veçantë të gjykatës, informon Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jahoski ofron garanci prej mbi 60 milionë denarësh, por në mendimin e prokurorisë thuhet se shuma shtesë prej 72 milionë denarësh që kërkohet, korrespondon me përfitimin pasuror të fituar në mënyrë të kundërligjshme nga ana e Jahoskit.

 

Përveç kësaj, prokurori publik ka kërkuar nga gjykata që ndaj Jahoskit të shqiptohen masa kujdesi, përkatësisht ndalim për të lëshuar vendbanimin, detyrim për paraqitje të herëpashershme tek një person zyrtar si dhe konfiskim i pasaportës. Jahoski është njëri nga 13 të dyshuarit në hetimin për blerjen e mazutit toksik për TEC Negotinë, me ç’rast është shkaktuar dëm në vlerë prej rreth 167 milionë eurosh. /Alsat.mk

 

 

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

pese ligjet themelore te budallallekut njerezor 6807a52c6b7e4
Story i mëparshëm

Pesë ligjet themelore të budallallëkut njerëzor

vlera e shportes minimale ne muajin prill ka qene 62 691 denare 6807a964588cf
Story i radhës

Vlera e shportës minimale në muajin prill ka qenë 62.691 denarë

Të fundit nga

Refuzon United dhe Chelsea

Ylli i River Plate, Franco Mastantuono, po refuzon Manchester United dhe Chelsea, ndërsa pret një transferim te Real Madrid. Sipas TyC Sports, 17-vjeçari i njoftoi zyrtarët e Djajve të Kuq se nuk
ShkoLartë