Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për ish-ministrin Bekteshi dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

March 21, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Publike ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, mësojmë nga burime në hetim.

Ndër ata për të cilët është kërkuar paraburgimi është edhe ish-sekretarja e shtetit Razmena Cekic, si dhe menaxheri Bekim Haxhiu. Ata janë tre personat e parë për të cilët po hapet një hetim dhe po kërkohet paraburgimi në kuadër të një hetimi më të gjerë që përfshin më shumë se 20 të dyshuar.

Më parë një masë e tillë ishte kërkuar vetëm për shtatë policë të dyshuar për të njëjtin rast.

Po ashtu, sonte në gjykatë janë sjellë edhe tre ish-kryetarë të Komunës së Koçanit, të cilët po ashtu janë nën hetime. Prokuroria bën të ditur se hetimet po zgjerohen dhe se detaje të reja për përfshirjen e të dyshuarve të mbetur do të dalin në ditët në vijim.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh me Ledion Liçon? Moderatori habit me ndryshim drastik që ka pësuar para dhe pas nisjes së BBV

Story i radhës

Myslimanët nga Shkupi ftojnë familjet e të lënduarve në tragjedinë e Koçanit në një darkë iftari në Çair

Të fundit nga

Mot i vranët e me diell

Moti për sot parashihet i vranët dhe me intervale dielli. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bëhet e ditur se vranësirat vende – vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do
sqmken
ShkoLartë