prokuroria jep detaje per vrasjen ne cair 67ab282068dd0

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Çair

February 11, 2025
1 minut lexim

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në komunën e Çairit të Shkupit, ku mbrëmë në një incident me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person.

Nga Prokuroria thonë se sipas informacioneve fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.

“Pamjet e mbikqyrjes video janë gjithashtu të disponueshme për shqyrtim. Gjithashtu është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve”, thonë nga Prokuroria.
Ndërsa nga MPB thonë se rasti është denoncuar mbrëmë në orën 00:06 nga Spitali i Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”, ku dy persona me lëndime janë dërguar tek ata.

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

livia flet per mesazhin qe i dergoi mevlani 67ab23e5504ec
Story i mëparshëm

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani

eshr jane vertetuar dobesi ne punen e regjistrit qendor qe ndikojne ne realitetin e raporteve financiare per vitin 2023 67ab28959f664
Story i radhës

ESHR: Janë vërtetuar dobësi në punën e Regjistrit qendor që ndikojnë në realitetin e raporteve financiare për vitin 2023

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë