Prokuroria hap lëndë kundër drejtorit të ri të ASK-së

November 1, 2024
1 minut lexim

Shkup, 1 nëntor –  Prokuroria konfirmoi se ka pranuar kallëzim penal anonim ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) Bojan Hristovski, i cili sipas pretendimeve ka dorëzuar dokument me përmbajtje të rreme, për t’i plotësuar kushtet dhe për t’u emëruar drejtor i ASK-së.

“Gjatë ditës së djeshme është pranuar kallëzim penal nga një kërkues anonim, pas së cilës konform dispozitave ligjore është hapur rasti dhe i është caktuar prokurori për punë”, thonë nga prokuroria.

Hristovski për drejtor ka aplikuar me certifikatën TOEFL nga shkolla bullgare “Julia”.

Ky është hetimi i parë paraprak në prokurori për emërimin e Hristovskit në pozitën e drejtorit të ASK-së.

Prokuroria Publike më herët kishte paralajmëruar se do të presë vendimin e Komisionit Kundër Korrupsionit, ndërsa nga Komisioni thanë se të gjithë mund t’i kryejnë hetimet dhe obligimet e tyre sipas ligjeve.

Ditën e djeshme në Kuvend ka pasur një atmosferë të tensionuar ndër të tjera edhe për emërimin e Hristovskit në krye të shërbimit sekret.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Je student? AllWeb ka një ofertë fantastike për ty: Student Tickets

Story i radhës

Perinski: Akademia Shqiptare nuk është nën kompetencë të Komunave, ligji nuk parasheh financimin e saj!

Të fundit nga

ShkoLartë