Prokuroria e Tiranës sekuestron miliona lekë të falsifikuara/ Ja kujt i përkisnin

November 2, 2022
1 minut lexim

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 232.000 lekë të prerjeve të ndryshme, të cilat i përkisnin një personi të arrestuar për falsifikim monedhash, me iniciale R.K.

Në një njoftim për media, prokuroria bën me dije se vlera monetare ka qenë me prerje të ndryshme si dhe 50 euro.

“Falsifikimi i monedhave, Prokuroria Tiranë sekuestron 232.000 lekë të prerjeve të ndryshme, një i arrestuar.

Në kuadër të procedimit penal nr.6877/2022, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.12258, datë 28.10.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” për shtetasin R. K., lindur dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër për të cilin po punohet për identifikimin e tij, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i monedhave” nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së bashku me shërbimet e policisë gjyqësore kanë bërë dokumentimin e këtij aktiviteti të paligjshëm si dhe në kuadër të këtij procedimi është bërë sekuestrimi i shumës monetare prej 232.000 lekësh të prerjeve të ndryshme si dhe 50 euro, të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vendosni 2-3 topa letër alumini në lavatriçe kur lani rrobat dhe do të habiteni nga rezultati

Story i radhës

Shenjat në lëkurë që ju paralajmërojnë se mund të keni probleme me zemrën

Të fundit nga

ShkoLartë