Prokuroria e Shtetit për 24 orë ka ndaluar 12 persona për vepra të ndryshme penale

min lexim

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Më poshtë lexoni ndalesat e personave për vepra të ndryshme penale në prokurorit themelore nëpër komunat e Kosovës si dhe parashtrimin e kërkesave për caktimin e masës së paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një të pandehuri.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar shtatë persoan të dyshaur dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Balla: Kuvendi në shtator do adresojë situatën se si një sekretar partie non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe vazhdon të përdhosë këtë institucion

Story i radhës

Sot publikohen vendimet e miratuara nga Komisioni i Çështjeve historike Maqedoni-Bullgari

Të fundit nga