prokuroria e rmv se zbulon tre persona kane bere tregti me nje vajze te mitur duke e shfrytezuar seksualisht 61f05c00bb0c1

Prokuroria e RMV-së zbulon: Tre persona kanë bërë tregti me një vajzë të mitur duke e shfrytëzuar seksualisht

January 25, 2022
min lexim

Pas hetimeve të Prokurorit publik Prokuroria themelore publike për krim të organiyuar sot deri te Gjykata penale në Shkup paditi tre persona. Sipas deklaratës përshkruese i akuzuari i parë ka bërë dy vepra penale në mënyrë të vazhdueshme – tregti me fëmijë, e akuzaura e dytë ka vazhduar me procedurën për tregëtinë me fëmijë ndërsa i akuzuari i tretë ka vazhduar me tregtinë dhe më fëmijë dhe e ka dhunuar.

Në periudhë kohore prej katër vitesh, i pandehuri i parë, duke shfrytëzuar të njëjtat të njëjtat mundësi, ka kryer marrëdhënie seksuale të përditshme me vajzën e tij të mitur në shtëpi. Gjatë muajit mars 2018, duke shpërdoruar pozitën e tij si baba, në internet ka gjetur një burrë nga Kosova dhe e ka shitur vajzën për martesë të detyruar.

Në dhjetor të vitit 2018, vajza së bashku me njërin nga vëllezërit e saj dhe të pandehurin e dytë – nënën e tyre, janë arratisur nga shtëpia familjare dhe janë drejtuar për në shtëpinë e të dyshuarit të tretë.

E pandehura e dytë në periudhën tre vjeçare ka shfrytëzuar të njëjtën marrëdhënie të qëndrueshme dhe të njëjtat mundësi dhe duke shpërdoruar pozitën e saj si nëna e vajzës, e ka joshur atë me dhunë për të kryer akte seksuale për dëmshpërblim monetar me të pandehurin e tretë.

Pasi e ka prezantuar të pandehurin e tretë me vajzën e saj të mitur, ajo ka përdorur forcë fizike për ta dërguar në shtëpinë e tij dhe për kompensim në të holla prej 2.000 denarë, e nganjëherë edhe prej 500 i ka mundësuar kryerjen e akteve seksuale me vajzën e saj.

I pandehuri i tretë, duke shfrytëzuar të njëjtat mundësi, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të një fëmije nën 14 vjeç në shtëpinë e tij për kompensim monetar për një periudhë 3-vjeçare. Gjatë muajit dhjetor 2018, duke përdorur forcë dhe duke e kërcënuar se do të sulmonte drejtpërdrejt jetën, ka kryer një tjetër akt seksual ndaj vëllait të mitur të vajzës.

Për krimet për të cilat akuzohen kërcënohen dënime të larta burgimi prej të paktën dhjetë apo 12 vjetësh.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pd depoziton ne kqz emrat e anetareve te kzaz ve 61f05b16a87af
Story i mëparshëm

PD depoziton në KQZ emrat e anëtarëve të KZAZ-ve

d0b3d180d183d0b1d0b8 d19cd0b5 d0bed180d0b3d0b0d0bdd0b8d0b7d0b8d180d0b0 d184d183d0b4d0b1d0b0d0bbd181d0bad0b8 d0bcd0b5d187 d0bcd0b5d193 61f05c2d2b9ce
Story i radhës

Груби ќе организира фудбалски меч меѓу кабинетите на бугарската и македонската влада

Të fundit nga

Sot 50 vite më parë u themelua Microsoft

Pesëdhjetë vite më parë, Micro-Soft u themelua nga dy miqtë Bill Gates dhe Paul Allen. Siç edhe emri sugjeron, Microsoft ishte fillimisht i përqendruar tek mikroprocesorët dhe softueri, dhe Gates dhe Allen
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë