Shkup, 8 nëntor – Prokurori themelor publik i sapozgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi punën në këtë prokurori publike e sheh si sfidë dhe konsideron se me përvojën e tij të deritanishme dhe punën profesionale dhe të ligjshme do ta përfaqësojë PTHP NKOK. Si prioritet të tij, Abazi paralajmëroi plotësimin e vendeve të zbrazëta të prokurorëve dhe të vendeve të lira në qendrën hetuese, dhe të vendoset digjitalizimi në prokurorinë publike.
Gjashtëdhjetë e gjashtë votat e fituara nga kolegët prokurorë publike, Abazi tha se janë përgjegjësi e madhe dhe motiv, që të mundet sa më mirë dhe profesionalisht të udhëheqë me këtë, siç tha, prokurorinë më të rëndësishme publike e cila në kompetencën e saj e ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Edhe pse nuk kisha program, unë isha në komunikim të vazhdueshëm me prokurorët publikë dhe ua prezantoja vizionin, programin dhe projektin tim se si do të jetë dhe si do të udhëheq me prokurorinë”, deklaroi Abazi, duke theksuar se ka fituar vota nga të gjitha rajonet e apelit dhe se ata te ai kanë parë njeri i cili do të jetë i suksesshëm.
Zgjedhja e shefit të PTHP NKOK me votim në zgjedhjet e vetës kësaj sfere, sipas Abazit është garanci se nuk ka kurrfarë ndikimesh të jashtme, as politike, as të biznesit ose grupeve të lobit.
Sa i përket transparencës dhe publikut, Abazi tha se sipas Ligjit të PP-së, ata janë të detyruar që të jenë transparentë dhe të informojnë për punën për disa lëndë të cilat do të zgjojnë interesim në publik, megjithatë edhe se duhet të ruhet imazhi dhe dinjiteti i të akuzuarve, të dëmtuarve dhe i gjithë pjesëmarrësve në procedurë.
Abazi karrierën e tij e filloi nga prokurori publik në PTHP në Kërçovë, pastaj pesë vite në Prokurorinë e Lartë Publike dhe katër vite udhëheqës në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar dhe konsideron se me përvojën dhe punën e tij të deritanishme dhe punën profesionale dhe të ligjshme do ta përfaqësojë edhe PTHP NKOK.
“Është sfidë për mua, duke marrë parasysh përvojën time të mëparshme, të drejtoj edhe këtë prokurori. Kam marrë pjesë në grupe të ndryshme punuese për miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore, rregullore, komentimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, jam pjesëmarrës në grupin punues për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë”, deklaroi Abazi.
I pyetur nëse është e vërtetë se ka relacione të afërta me BDI-në, Abazi tha se funksioni i prokurorit publik nuk lejon kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose të qenit anëtar i ndonjë partie politike.
“Asnjëherë nuk kam qenë ose jam anëtar i ndonjë partie politike. E as në punën time të deritanishme kam lënë përshtypje se kam relacione të caktuara ose pozicione me ndonjë parti të caktuar politike”, deklaroi Abazi, duke theksuar se nuk ka kontakte personale me Ali Ahmetin ose ndonjë tjetër nga BDI-ja.
Në lidhje me atë nëse do t’i ndërmarrë dhe vazhdojë rastet të cilat i udhëhiqte Villma Ruskovska, Abazi, tha se është mosmirënjohëse që t’i komentojë lëndët të cilat nuk i ka shqyrtuar.
“Kur të futem në prokurori, do t’u kërkoj kolegëve të mi që të më njohin me ato hetime që zgjojnë më shumë interesim në publik, të më njohin me rastet ku është caktuar masa e paraburgimit, me çështjet e vjetra dhe të pazgjidhura dhe të fillojmë punën”, deklaroi Abazi.
I pyetur për pretendimet se gruaja e tij është në prag të përfundimit të studimeve në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Abazi tha se sipas ligjit bashkëshortët nuk mund të punojnë në të njëjtën prokurori publike dhe se Prokuroria e Lartë Publike dhe Prokuroria Themelore Publike nuk janë e njëjta prokurori publike dhe ajo do të ketë të drejtë të konkurrojë në për çdo konkurs publik.