Projekti për Portin e Durrësit/ Jorida Tabaku: Ka pikëpyetje të mëdhaja në lidhje me kontratën dhe investitorin!

November 19, 2022
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ka pikëpyetje të mëdhaja në lidhje me kontratën dhe investitorin për Projektin e Portit të Durrësit. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Tabaku theksoi se është fatkeqësi e madhe që nuk do të ketë një debat publik në lidhje me këtë çështje.

Tabaku theksoi se bëhet fjalë për një nga Portet më të mëdhaja në vend, ndërsa qeveria tha ajo, ka dështuar të bëjë transparencë.

Sipas Tabakut, ky projekt lidhet me fatin e Durrësit, nëse ai do të jepet me koncesion, ashtu si Tirana apo do ti sjellë vërtet vlerë qytetit.

“Është fatkeqësi që nuk kemi debat publik për këtë çështje, debati publik do i jepte mundësi opozitës të jepte fakte dhe argumente, qeverisë të tregonte kushtet e kontratës dhe qytetarëve për ta kuptuar atë.

Bëhet fjalë për Portin më të madh, për portin që ne jemi ofruar Maqedonisë dhe Kosovës për ta përdorur, bëhet fjalë për një pikë strategjike të Shqipërisë dhe për një investim në 30 vite. Çfarë do të ndodhë me Durrësin? Po jepet me koncesion për ndërtime të radhës, apo është me vërtet ky një projekt që do ti sjellë vlerë qytetit. Qeveria ka dështuar ta bëjë këtë transparencë. Megjithëse faktet publike janë gjithmonë e më kokë forta duke treguar se ka pikëpyetje të mëdhaja pas kontratës, negocimit dhe investitorit”, theksoi Tabaku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Vetting për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët

Story i radhës

​Arrestohen në Bullgari pesë të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist të Stambollit

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë