projekti me i ri nga david dreshaji i ben krejt per vete 6a1f193c133a5

Projekti më i ri nga David Dreshaji i bën krejt për vete

June 2, 2026
1 minut lexim

Duket si një pjesë e ndonjë seriali të bukur televiziv, ku në fund mbetet vetëm çifti dhe lumturia e pafund, i rrethuar me sytë blu dhe detin e kaltër.

Kjo është bukuria e klipit dhe mesazhi i bukur i dashurisë, i ardhur në projektin më të ri nga këngëtari David Dreshaj. Dhe, ashtu siç ishte paralajmëruar, modelja në klip, sipas skenarit të tekstit, është vajza që ia ka marrë zemrën këngëtarit simpatik dhe i përshtatet më së bukuri, siç quhet edhe kënga “Sytë e tu”.

Videoklipi ka ardhur tashmë dhe po pritet mjaft mirë, duke u parë me qindra mijëra herë që në orët e para të publikimit.

Producenti Indrit Dode është ai që ka bërë muzikën, melodinë, mix-master dhe beat-in, ndërsa teksti që i dedikohet dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode.

Videoklipi është realizuar nga Mars Studio, Endrit Rrahimi, me praninë e modeles Andjela Vukadinoviç.

Kënga me klip tashmë është në të gjitha platformat online dhe mund ta shikoni e dëgjoni edhe në linkun më poshtë, duke e futur në playlistat tuaja më të dëgjuara të këngëve të dashurisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

okb paralajmeron per fenomenin el nino mund te jete viti me i nxehte nder dekada 6a1f18740af03
Lajmi i mëparshëm

OKB paralajmëron për fenomenin “El Nino”: Mund të jetë viti më i nxehtë ndër dekada

711774742 122135330181028386 5157131922737215166 n
Lajmi i radhës

Andonovski: Rikthim simbolik në vendin e nisjes së rrugëtimit politik

Të fundit nga

ShkoLartë