Projekti i rrugës Tetovë-Prizren, mbahet takimi i parë i grupit punues

June 3, 2025
1 minut lexim

Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për projektin rrugor Tetovë–Prizren, një iniciativë strategjike me rëndësi të veçantë për ndërlidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për realizimin e projektit, përfshirë definimin e fazave të ardhshme të punës dhe koordinimin ndërinstitucional të nevojshëm për të përshpejtuar procesin. U theksua rëndësia e projektit jo vetëm si një lidhje rrugore, por si një urë bashkëpunimi ekonomik, social dhe rajonal ndërmjet dy vendeve.

Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për nevojën e përshpejtimit të të gjitha procedurave burokratike dhe administrative, në mënyrë që puna konkrete të fillojë sa më shpejt.

Ky takim shënon një hap të parë konkret drejt realizimit të një projekti që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet qytetarëve të dy vendeve.

Zhvillimi i këtij projekti do të vazhdojë me ritme të përshpejtuara dhe me përkushtim të plotë institucional.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tri shenja që shpesh e ndryshojnë hobin e tyre, por i mësojnë të gjitha shpejt

Story i radhës

Shkolla ndërtohet nga prindërit, kërcënohet nga shteti, në Nerovë mungon logjika para ligjit!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë