15
Shkup, 25 nëntor – Qeveria e re ka filluar me punë dhe atë në mënyrë shumë intenzive duke ecur përpara çështje të rëndësishme për qytetarët e gjitha kategorive. Filluar me pensionistët, për të vazhduar me mjekët e për të shkuar tutje me rininë. Gjakderdhja aktuale që po përjeton vendi jonë është ikja e të rinjve, eksodi masiv që nuk ka të ndalur. Jo sepse nuk ndalet por pasi po mungojnë përpjekjet konkret e reale për ta ndalë një dukuri të tillë. Në programin e VLEN nuk mungonin të rinjtë madje në të ishte hartuar një plan ideal ku të rinjtë janë të përfshirë në formë konkrete, shkruan Zhurnal.
Projekti “Bli shtëpi për të rinj” do të realizohet pas Vitit të Ri –
Pas Vitit të ri do të dalim me kushtet dhe mënyrën se si çiftet e reja të martuara do të mund të marrin pjesë në kushte të favorshme në projektin “Bli shtëpi për të rinj”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
“Dua të paralajmëroj se nga viti i ardhshëm, do të fillojmë të zhvillojmë projektin “Bli shtëpi për të rinj”, i cili duhet t’u mundësojë shumë çifteve të reja të martuara të kenë shtëpinë e tyre në kushte jashtëzakonsht të favorshme. Për këtë arsye jemi duke i përgatitur planet dhe pas Vitit të Ri do të dalim me propozime konkrete se në cilat komuna mund të realizohet kjo dhe në çfarë mënyre do të mund çiftet e reja të martuara të marrin mbështetje dhe ndihmë për shtëpinë e tyre”, tha ministri Nikolloski në ngjarjen e organizuar nga Lidhja e odave ekonomike lidhur me zgjidhjet inovative për shtëpi intelegjente.
Theksoi se propozimet inovative nënkuptojnë përshpejtim të rritjes ekonomike.
“Shtesë ka edhe një segment tjetër që ka të bëjë me arsimin e dyfishtë dhe mendoj se kjo është çelës për gjeneratat që do të vijnë dhe diçka që duhet të ofrojë një mundësi të re për ekonominë e Maqedonisë. Këtu i përfshijmë edhe zgjidhjet inovative për sa i perket mënyrës së ndërtimit dhe realizimit të objekteve. Ne si qeveri jemi në dispozicion për të mbështetur iniciativa të tilla”, tha Nikollovski.
Kjo duhet të përsëritet sa më shumë herë që të dëgjojnë e kuptojnë secili i ri e re që jeton brenda këtij vendi e është duke planifikuar të ardhmen jashtë vendit. Çiftet e reja prolongojnë lidhjet e tyre sa më gjatë për të vetmen arsye që kanë pengesë apo barrë sigurimin e një hapësire ku do të bashkëjetonin. Kjo mbase është edhe brenga kryesore për të cilën shqetësohen të rinjtë.
Absurd i pakuptimtë është fakti që në të njëjtën kohë flitet për eksod masiv të të rinjve por që mungojnë ide konkrete se si do të ndalet. Nëse vetëm deklartivisht shprehet brenga i bie që nuk është shqetësim sepse nuk ka asnjë tentim për ta ndalë këtë fenomen.
“Kredi me zero interes për banim për çiftet e reja(me moshë mesatare nën 35 vjet). Një nga arsyet e mërgimit është pamundësia për të dalë në një banesë të re dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme përmes Bankës Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, por deri kur kjo Bankë do të krijohet nga qeveria do të subvencionohet kamata në bankat komerciale. Kjo politikë do të ndihmojë edhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit sektor që punëson shumë të rinj” thuhet në programin e VLEN.
Kjo qasje nuk është do të ndalë migrimin menjëherë pasi nuk është problemi kryesor dhe i vetmi tek banimi, por dukshëm do të ndihmojë në zbutjen e eksodit. Prandaj, politikat e tilla rinore ndalin të rinjtë sepse shohin se ka shpresë ndryshimi e reformave konkrete në drejtim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Megjithatë, përmes sigurimit të banimit eliminohet barra kryesore e një çifti të ri, nuk do të thotë që ata nuk do të përballen me probleme të tjera gjatë rrugëtimit. Por, ajo që është esenciale garantohet dhe është e mundshme. E kjo krejt si rezultat i politikave të mira që mund të hartohen e të zbatohen edhe në vepër mos të ngelin vetëm në letër.
Dhe, tani të rinjtë e kanë shumë të lehtë të vendosin se ku dhe si do të rreshtohen. Të marrin programet e partive politike të lexojnë dhe analizojnë në detaje se çfarë ofrojnë. Një gjë duhet të përmendet nuk duhet t’i besohet asaj që shkruhet në program dhe figuron në pezull vetëm si premtim bosh se “kjo do të bëhet” pa treguar rrugën mënyrën dhe metodat se si do të bëhet.
Prandaj, zotimi konkret i VLEN për zero kamatë për banesa për çiftet e reja është demonstruar saktë se si do të realizohet. Kjo ndihmon të rinjtë për ta parë dhe bërë gjykimin e drejt. Megjithatë, nëse kjo realizohet vërtetë do të jetë epike dhe veprimi më i duhur që mund të ndodhë. Sepse, me këtë merr fund epoka e shqetësimit vetëm me fjalë pastaj veprat flasin.
Kujtojmë që, trendi i mbylljes së klasave në shkollat fillore dhe të mesme u pati shndërruar në një proces normal. Por, tragjedia nuk përfundon me kaq mjerimi e keqardhja më e madhe kuptohet kur mbyllen edhe shkollat në tërë. Jo më shumë se një vit janë mbyllur 15 shkolla fillore. Statistikat e këtij viti shkollor janë më të errëta.
Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në shkollat fillore dhe të mesme janë regjistruar 1300 nxënës më pak. Shifra alarmante dhe shumë shqetësuese, këto shifra janë përgjigje e shtypjes së vazhdueshme që i është bërë qytetarëve brenda vendit, në veçanti atyre shqiptarë. Derisa për nxënësit shqiptarë të Çashkës po zhvillohet beteja që ata të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, në shkollat tjera ku kjo e drejt ekziston vendet e nxënësve po ngelin të thata pas ikjes masive dhe të hovshme që po ndodhë nga qytetarët e gjithë vendit, sidomos atyre shqiptarë pa dallim gjinie e profesioni.
Shqetësuese është situata që sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në të gjitha shkollat fillore të vendit ishte 185.099, që paraqet një rënie prej 0.8% krahasuar me vitin shkollor paraprak 2021-2022. Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk