program trajnimi dhe vend pune ne gjermani 680a6898944dd

Program trajnimi dhe vend pune në Gjermani

April 24, 2025
min lexim

Hej, aventurierë të së ardhmes! A keni dëshirë të studioni për t’u kualifikuar si mjeshtër profesional dhe njëkohësisht të punoni në Gjermani? A jeni gati për të nisur një karrierë unike dhe tërheqëse si xhamprerës në ndërtimin e fasadave të dritareve dhe xhamit në Gjermani? 🚀

Nëse po, ne po kërkojmë individë të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen programit tonë të trajnimit, të kualifikohen si xhamprerës të specializuar dhe të punojnë në fabrikën tonë në Heidelberg të Gjermanisë.

Detajet e programit:

Trajnimi do t’iu mësoj artin e prodhimit të dritareve, dyerve dhe konstruksioneve të fasadave prej xhami. Do të krijoni struktura të mrekullueshme me materiale si druri, alumini, çeliku dhe xhami, duke përdorur teknika manuale dhe makineri CNC. Është një punë plot dinamizëm dhe kreativitet!

Edhe punë, edhe shkollë! Në Gjermani kemi një sistem trajnimi të dyfishtë – kombinim i shkollës profesionale dhe praktikës në kompani. Do të kaloni rreth 13 javë në vit në shkollën profesionale, ku do të fitoni njohuri teorike dhe praktike. Pjesa tjetër e vitit do të jetë praktikë e plotë në kompani. Trajnimi fillon më 1 shtator të çdo viti, dhe zgjat 3 vjet.

Çka përfitoni ju?

  • Diplomë profesionale me titull xhamprerës i specializuar, të njohur në Gjermani
  • Pagë gjatë trajnimit tre vjeçar
  • Akomodim/banim në Gjermani i mbuluar nga kompania
  • Transport publik pa pagesë në Gjermani
  • Vend i sigurtë pune gjatë trajnimit dhe pas diplomimit në kompaninë tonë

Kërkesat:

📚 Për të filluar, ju duhet niveli i gjuhës gjermane B1. Por mos u shqetësoni, ne do të financojmë një kurs njëvjeçar të gjuhës gjermane për ju në vendin tuaj dhe do të mbulojmë shpenzimet e udhëtimit për në kurs nëse jetoni jashtë qytetit.

🔢 Mosha: 17-40 vjeç

🎓 Kualifikimet: Diplomë e shkollës së mesme me një mesatare notash të mirë, shumë të mirë ose të shkëlqyer.

Ejani të bëhemi mjeshtër së bashku!🌟

Apliko tani dhe bashkohuni me ne! Dërgoni CV-në tuaj, dhe diplomën tuaj të shkollës së mesme në emailin më poshtë. Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, na kontaktoni në këtë email: apliko@rossmanith-hd.de

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

ndalohet kryetarja e anti korrupsionit tatjana dimitrovska 680a68977ffe1
Story i mëparshëm

Ndalohet kryetarja e Anti-korrupsionit, Tatjana Dimitrovska

u gjeten bishta cigaresh dhe sende gazetarja dyshohet se jane te atentatorev 680a6df8ea480
Story i radhës

“U gjetën bishta cigaresh dhe sende”, gazetarja: Dyshohet se janë të atentatorëv

Të fundit nga

Vidhet automjeti ushtarak i ARM-së!?

Një automjet transportues “Iveco Daily”, pronë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV), është vjedhur nga një servis në komunën e Gazi Babës, Shkup gjatë natës së 27/28 prillit 2025.
ShkoLartë